VLORË - Mariglen Myftaraj është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës pasi u kap duke vjedhur një banesë në këtë qytet. 23 vjeçari, banues në Berat, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm ka tentuar të vjedhë banesën e qytetarit me iniciale  M.A., por është kuptuar nga i zoti i shtëpisë, i cili ka njoftuar policinë pa u kuptuar nga hajduti.

Menjëherë Policia ka mbërritur në vendngjarje, në lagjen "Kushtrimi" dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij.
 
Pas veprimeve paraprake, Mariglen Myftaraj, para se të futej në banesën e këtij shtetasi, është futur në banesën e qytetarit me iniciale B.T, përsëri në lagjen "Kushtrimi" ku ka vjedhur 1-orë të markës "Reymond" dhe 3.500 lekë të reja.

Gjate veprimeve hetimore, Policia e Vlorës konstatoi se ky shtetas ishte shpallur më herët në kërkim për veprën penale "Largimi nga Vendi i Vuajtjes së Dënimit".

Ai ishte larguar nga burgu i Kosovës së Madhe në Belsh, ku duhet të ishte akoma duke vuajtur dënimin.

Më datë 10.07.2015, ai ishte larguar me leje 5-ditore nga IVDKM-ja (Institucioni i Vuajtjes së Dënimit në Kosovë të Madhe) për të vizituar familjarët e tij deri më datë 15.07.2015.
Mirëpo në ditën e fundit, në orën 12:00, kohën kur Mariglen Myftaraj i ka përfunduar leja, nuk është paraqitur në vendin e vuajtjes së dënimit dhe nuk është kthyer më.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)