Është ridënuar pas një dënimi që po vuante 25 vjeçari Florind Leçi i cili ishte larguar nga burgu duke thyer lejen që kishte marrë.
 
Policia e Elbasanit, bën të ditur se ai është kapur dhe ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim pas përfitimit të lejes, nga dënimi që po vuante në burgun e Peqinit për veprën penale të “Vjedhjes me armë”.
 
Nga leja ai duhej të rikthehej në burg 5 ditë më parë, por fakti që nuk u rikthye bëri që policia ta shpallte në kërkim dhe ta prangoste.
 
Nga dënimi i parë, Liçit i kishin mbetur edhe 3 vite e 4 muaj dënim të cilave do i’u shtohen edhe 2 vitet për të cilat u dënuar së fundmi.