Luiza Gega në një intervistë për Report Tv ja rrëfyer emocionet pas garës së mbajtur në Maratonën e Tiranës, ku theu rekord kombëtar në gjysmë maratonën. Për gazetaren Ledina Jakimi, Gega tha se ishte pak skeptike kur u fut në garë nëse do të arrinte të ishte fituese, por ajo ja doli. Emocioni më i madh, Luiza Gega u shpreh se i vjen nga urimet që merr nga qytetarët të cilët presin prej saj gjithnjë e më shumë.
Gega tha se nuk ishte përgatitur për këtë garë, por trajneri Taulant Stërmasi e ka motivuar që të futet në garë dhe të vendosë rekord.
“Kisha besim që do thyeja një rekord, edhe pse isha pak skeptike, sigurisht që gjysma maratona dhe martona më japin mundësi për të thyer rekorde se ende s’janë vendos rekorde të forta. Rekordi dhe koha që realizova është një kohë mjaft e mirë. Koha e mëparshme ishte po nga unë 70 min e 58 sekonda që realizova këtë vit në Kampionatin Ballkanik që u realizua në Tiranë.
Është një emocion ndryshe të garosh në Martonën e Tiranës. Njerëz që të uronin pafund të japin një motiv ekstra. Njerëzit presin gjithnjë e më shuamë nga unë dhe unë po mundohem të jap më të mirën
Nuk kam bërë shumë stërvitje për gara të gjata, gjysmë maratonë, trajneri më tha futu për kohë rekordi se kam shumë besim që ti e bën. Pashë që isha shumë mirë.
Nuk isha gati për një maratonë, besoj se do jem gati për dy vite, kam dy vite që investoj në garat e pistës. Mora pjesë vjet, dola e dyta, nuk ka rëndësi pozicioni por ajo vuajtja që ndjen kur nuk je e përgatitur, sigurisht që kur edhe ti do të arrish një rezultat”, tha Luiza Gega për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Maratona e Tiranës, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar në kategorinë gjysmë maratonë! Flet për Report Tv: Isha skeptike, por ia dola
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27.2%
-
Keq
58.7%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 397
Lajme të tjera
-
Gjysmë maratona e Gjelbër e Beratit, marrin pjesë 400 atletë! Dy fituesit, Luiza Gega për 10 km dhe Nikola Bedini 21 km (VIDEO)
7 Prill, 09:25
-
200 anëtarë të rinj i bashkohen PS-së në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega, nuk i thua dot kampionit ule pak ritmin
3 Mars, 11:58
-
Atletikë/ Luiza Gega shkëlqen në Turqi, kampione e Ballkanit për herë të 10-të! Kombëtarja merr 4 medalje
10 Shkurt, 18:30
-
Nis Kampionati Ballkanik, Shqipëria e atletikës përfaqësohet nga nëntë sportistë
9 Shkurt, 20:16
-
Nga Big Basta me djalin e tij te Luiza Gega, personazhet e njohur i bashkohen fushatës për mbjelljen e pemëve në Tiranë
4 Shkurt, 09:24
-
VIDEO/ Mbahet kampionati individual kombëtar i atletikës, shkëlqen Burraj dhe Çeku! Presidenti i FSHA: Qëllimi masivizimi i sportit!
26 Janar, 17:14
-
Ministrja e Arsimit i përgjigjet Luiza Gegës: Të kemi mbështetur gjithmonë, ke marrë 13 shpërblime në 2 vitet e fundit
17 Janar, 13:00
-
‘Më janë mohuar shpërblimet’, ministria e Arsimit dhe Sportit reagon për Luiza Gegën: Është mbështetur gjithmonë!
16 Janar, 13:44
-
Viti i Lojërave Olimpike, Luiza Gega reagon ashpër ndaj Ministrisë së Sporteve: S'po më japin atë që më takon, s'e lë me kaq
14 Janar, 16:41
-
Kombëtarja, ylli që shkëlqen Evropën! Nga Luiza Gega, Gersi Troka e Enkileda Carja, për të vijuar me sportet e tjera individuale! Viti 2023 ishte i Shqipërisë
31 Dhjetor 2023, 11:53
-
FOTO/ Nga futbollistët e Kombëtares te Xhaka e Shaqiri, kuqezinjtë urojnë 111-vjetorin e Pavarësisë! Nuk mungon as shumësportëshi
28 Nëntor 2023, 14:12
-
Synohet medalja e artë, Luiza Gega ndryshon disiplinë në Krosin Ballkanik! Për herë të parë në këtë garë
8 Nëntor 2023, 16:23