Maratona e Tiranës, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar në kategorinë gjysmë maratonë! Flet për Report Tv: Isha skeptike, por ia dola

Maratona e Tiranës, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar në kategorinë gjysmë maratonë! Flet për Report Tv: Isha skeptike, por ia dola

Luiza Gega për Report Tv

Kampionia europiane e atletikës Luiza Gega ka fituar gjysmë maratonën e Tiranës duke thyer edhe rekord kombëtar. Ajo ka përshkruar 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda duke lënë pas rivalët e saj në këtë garë. Rekordi kombëtar ishte 70 minuta dhe 50 sekonda, i vendosur nga vetë Luiza Gega në Kampionatin Ballkanik.

Gega ka rrëfyer për Report TV emocionet e fitores, duke thënë se ishte skeptike nëse do mund ta fitonte këtë garë, por në fund ajo ia doli. Në një intervistë për gazetaren Ledina Jakimi, sportistja tha se nuk ishte përgatitur për këtë maratonë, por si gjithmonë nuk i ka munguar motivimi nga trajneri i saj Taulant Stërmasi, i cili e ka shtyrë që të futet në garë me një qëllim të vetëm, të thyej rekordin.

“Kisha besim që do thyeja një rekord, edhe pse isha pak skeptike, sigurisht që gjysma maratona dhe martona më japin mundësi për të thyer rekorde se ende s’janë vendos rekorde të forta. Rekordi dhe koha që realizova është një kohë mjaft e mirë.”, tha Gega në Report Tv.

Si fituese e vendit të parë, në kategorinë gjysmë maratonë, Luiza Gega fiton çmimin me vlerë 2 mijë euro. 

Maratona e Tiranës 2022 vjen këtë vit me edicionin e saj të 6-të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Artistët e cirkut Kombëtar japin performancë me lojëra dhe akrobaci gjatë maratonës në Tiranë

Gjatë maratonës së Tiranës, artistët e talentuar të cirkut Kombëtar dhanë performancën e tyre. Akrobatët dhuruan një atmosferë fantastike me lojëra dhe akrobaci në rrugë.

Ora 11:46
Theu rekord kombëtar në kategorinë gjysmë maratonë, Luiza Gega për Report Tv: Nuk isha përgatitur, por trajneri më motivoi

 

Luiza Gega në një intervistë për Report Tv ja rrëfyer emocionet pas garës së mbajtur në Maratonën e Tiranës, ku theu rekord kombëtar në gjysmë maratonën. Për gazetaren Ledina Jakimi, Gega tha se ishte pak skeptike kur u fut në garë nëse do të arrinte të ishte fituese, por ajo ja doli. Emocioni më i madh, Luiza Gega u shpreh se i vjen nga urimet që merr nga qytetarët të cilët presin prej saj gjithnjë e më shumë.

Gega tha se nuk ishte përgatitur për këtë garë, por trajneri Taulant Stërmasi e ka motivuar që të futet në garë dhe të vendosë rekord.

“Kisha besim që do thyeja një rekord, edhe pse isha pak skeptike, sigurisht që gjysma maratona dhe martona më japin mundësi për të thyer rekorde se ende s’janë vendos rekorde të forta. Rekordi dhe koha që realizova është një kohë mjaft e mirë. Koha  e mëparshme ishte po nga unë 70 min e 58 sekonda që realizova këtë vit në Kampionatin Ballkanik që u realizua në Tiranë.

Është një emocion ndryshe të garosh në Martonën e Tiranës. Njerëz që të uronin pafund të japin një motiv ekstra. Njerëzit presin gjithnjë e më shuamë nga unë dhe unë po mundohem të jap më të mirën

Nuk kam bërë shumë stërvitje për gara të gjata, gjysmë maratonë, trajneri më tha futu për kohë rekordi se kam shumë besim që ti e bën. Pashë që isha shumë mirë.

Nuk isha gati për një maratonë, besoj se do jem gati për dy vite, kam dy vite që investoj në garat e pistës. Mora pjesë vjet, dola e dyta, nuk ka rëndësi pozicioni por ajo vuajtja që ndjen kur nuk je e përgatitur, sigurisht që kur edhe ti do të arrish një rezultat”, tha Luiza Gega për Report Tv.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bardi: 23/10/2022 14:19

    Suj rrumen Erionit se nuk e kuptoj ku i gjeni mangesit kur konkretisht nuk i gjenivjedhje floriri,vrasje me21 janar,hapje vende bastesh,e shume krime te bera realisht nga politikanet tane.Apo pse nuk na duhet te bejme kepucet me boje si me pare se nuk behen me balte.

    Përgjigju
  • Liqeni: 23/10/2022 13:17

    Po nuk u arrestua erion veliaj nuk behet shqiperia,,,nuk dalim dot nga liqeni me kalamajt se gjen xhandaret e bashkis,,zagaret qe ju pallohen grat ketyre policave

    Përgjigju
  • endri: 23/10/2022 11:06

    Njesoj sikur te fusesh ReaL Madridin ne kampionat shqiptar dhe te jete surprize kur ai te shpallet kampion...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët