Ishte logjike që kjo do të ndodhte për shkak të kërkesave të larta që ka nga gjysma e klubeve futbollistike të botës. Dhe në fakt ndodhi. Oferta e PSG nuk mund të linte indiferent mbrojtësin e Milanit, Thiago Silva që ashtu sic parashikohej, troket në portën e kuqezinjve, për një rritje page.
Administratori i klubit, Adriano Galliani e priste këtë lëvizje dhe kishte bërë gati një rritje për Thiagon, por nuk mund ta imagjinonte që futbollisti, përmes agjentëve të tij të kërkonte... 7.5 milionë Euro në vit. I menjëhershëm kontakti i radhës me PSG.
Sipas mediave italiane dhe në vecanti Gazzetta dello Sport, agjenti i futbollistit, Paulo Tonietto ka patur një takim sekret me drejtuesit parizienë. Thiago Silva kërkon që Milan të barazojë ofertën e PSG me 7.5 milionë Euro në vit, dhe kjo zor se do pranohet nga drejtuesit kuqezinj.
Adriano Galliani ka programuar një takim me presidentin Silvio Berlusconi dhe në diskutimet për merkaton, do të ketë vend kryesor edhe tratativa me brazilianin. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com