TIRANË - Gjergji Thimos i provohet shitja e 8 ikonave të vjetra te një shtetas shqiptar me banim në Zvicër. Ky verifikim është bërë nga prokuroria, e cila ka arritur në përfundimin se Thimo ka shitur disa prej ikonave të vjetra, edhe pse e dinte që ishin të vjedhura.
Nga kontrolli i banesës Thimos i janë sekuestruar disa kontrata të blerjes së ikonave nga shtetasi shqiptar, i cili ka blerë 10 mijë euro një ikonë. Prokuroria saktësoi se Thimo mbante në një depo të lokalit ë tij ikonat e vjetra të vjedhura dhe të gjithë bisedat e shitjes i ka bërë në lokal.
THIMO ‘TRADHËTOHET’NGA KOLEGU I TIJ, SPAHO
Nga ana tjetër, Gjergji Thimo tradhëtohet edhe nga kolegu i tij, Arben Spaho. Sipas kallëzimit të Spahos, i cili i është bashkangjitur dosjes, "Gjergji i shiste ikonat e vjedhura".
Siç ka pretenduar Spaho, kolegu i tij i kishte thënë disa here, që ikonat janë të vjedhura në kishat e Përmetit, Gjirokastrës dhe Korçës e disa në Maqedoni, ku shtetas shqiptarë i vidhnin atje dhe ia shisnin Gjergjit.
BASHKËSHORTJA PIKTORE IU FSHINTE TË DHËNAT
Sipas kallëzimit, që po vertifikohet, bashkëshortja e Thimos ka mbaruar për pikturë dhe ndërhynte në ikona, duke i ndryshuar autorësinë atyre të vjedhura apo edhe duke i fshirë të dhënat, që identifikojnë autorin e ikonës.
CERTIFIKATATË FALSIFIKUARA TË PROFESORIT NË KOMA
Prokuroria sqaroi se në tre raste janë dorëzuar në Qendrën e Invetarizimit të trashëgimisë kulturore tre certifikata të falsifikuara dhe të plotësuar nga një profesor, i cili ndodhet në gjendje kome prej tre vitesh, ndërsa i vlerësonte ikonat duke i dorëzuar shkresa Thimos. Edhe rasti i gjetjes së ikonave në Shkodër, sipas hetimeve, ka rezultuar se janë shitur nga Thimo tek koleksionisti.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com