Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli 2 orë dëshmi në SPAK, pyetet për tenderat e rrugëve kur ishte drejtor Evis Berberi

TIRANE- Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e sotëm.

Ai ka qëndruar në SPAK për më shumë se 2 orë dhe është thirrur si person që ka dijeni për hetimet.

Burimet bëjnë me dije se ai është thirrur për të dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë 'arrest me burg' bën të ditur gazetarja e Report Tv e Shqiptarja.com Keti Banushi.

Gentian Gjyli hyri në SPAK në orën 10:00 dhe qendroi deri në orën 12:00. Pasi doli nga mediat nuk dha sqarime për median. 

Gentian Gjyli u emërua drejtor i ARRSH-së, më 28 mars 2024, një javë pas arrestimit nga SPAK të ish-drejtorit,  Evis Berberi njeriu i ngushë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku

Gjyli ishte një emërim i brendshëm në radhët e ARRSH. Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit të projekteve dhe së fundmi atë të zv drejtorit të përgjithshëm të ARRSH.

Evis Berberi, u arrestua me 14 mars 2024 me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. SPAK zbuloi skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së kishte dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 14/01/2025 18:35

    Po te shikosh gjithe punet ja ka dhene xhevahir alliut ortakut vet ky gent gjyli famozi

    Përgjigju
  • Megi: 14/01/2025 13:11

    Ortaku vis berberit

    Përgjigju
  • tani: 14/01/2025 12:45

    HAJDUT E CFARE HAJDUTI SE,,,,KETA DUHEN VARUR PER KEMBESH,,,MEQE VJEDHJA NE MINISTRINE E TRANSPORTIT VAZHDON,,,MENDOJ QE MINISTER TE VENDOSET NJE GJERMAN,,OSE AUSTRIAK,,,ME EKIPIN E TIJ TEK TENDERAT,,,DHE PO ASHTU NE MINISTRINE E SHENDETSISE,,,DHE FINANCE-EKONOMISE.,,,DHE BUJQESISE,, ,,KJO ESHTE ZGJIDHJA,,,ME SHQIPTARE NUK KA PUNE POR VETEM VJEDHHJE....

    Përgjigju
  • Tani: 14/01/2025 12:29

    Futeni ne burg plehren. Por kryesorja aty eshte Balluku, pa lejen e saj nuk vjedh dot njeri.

    Përgjigju
  • Gimi: 14/01/2025 11:58

    Hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë