TIRANË- Ish.zv.kryeministri Erion Braçe ka pasur një thirrje për zyrtarët, të lënë kafenetë e zyrat me kondicioner që të ndihmojë fermerët që të shesin shalqirin.
Ai ka denoncuar një skemë të padrejtë dhe të turpshme, siç e cilëson duke thënë se shalqiri po blihet me një çmim shumë të ulët nga fermeri dhe më pas nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e nxjerrin në Europë me një çmime 3-fish më të lartë.
"Lërini kafenetë e kafetë në Tiranë; Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit; Ejani në fusha e ndihmoni, zgjidhni të shesin shalqinin! Situata në Cermë të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, në anën tjetër, në Halilaj, Bubullime, Eskaj, Gjonas, Imshte, Kallm i Vogël e Kallm i madh; Është dramatike! Nuk bëhet fjalë për çmimin, tani bëhet fjale për prodhimin mbetur në fushe e nën temperatura 39-40 grade, ka vetëm 6 ditë jetë; më tej zverdhet e kalbet!
Ejani atje e merruni me lojeën! Cilën lojë? Atë të blerjes më të lire këtu-10 lekë e poshtë, nxjerrjes në Maqedoni e Kosovë dhe prej aty në gjithë evropen por me cmim 3-3 herë e gjysmë më të lartë! Është padrejtësi! Është turp", shkruan Braçe.
Ky reagim vjen pasi vetë Braçe ka qenë i pranishëm në një protestë me fermerët e fshatit Çermë e Poshtme në Lushnje, të cilët thonë se kanë arritur që të sheshin vetëm 100 hektarë shalqiri, si pasojë e çmimit të ulët të shumicës. Për këtë fajtorë bëjnë pikat e grumbullimit, sipas së cilëve e kanë fiksuar çmimin me 12 lekë/kg, duke kërkuar që të jetë 18 lekë për kg. Zgjidhja, sipas Braçes, është krijimi i kooperativave, ose ndryshe magazinave publike me menaxhim shtetëror.
-
Shalqinit i bie cmimi tani se eshte ne sezon.Ketu ku jetoj,ne dimer shalqini shkonte te 9 $ e lart,sot shkova dhe e bleva 3.98 $ nje shalqin,jo kg.E imagjinon dot Bracja dhe fermeret qe protestojne,sa ua ble tregetari shalqinin fermereve te ketushem qe e shet me 3$ shalqinin?!Por mund te them qe tregjet ketu ndjekin politiken /lokale/,pra furnizohen tregjet lokale nga fermeret lokale.Kur behet fjale pastaj per gjera qe nuk i rrit klima vendase,ose per gjera qe duhet te mbushin raftet,por nuk kane sezonin,ose jane ekzotike.atehere importi/eksporti hyn ne loje.I bie sipas kesaj politike, po te zbatohej ne Shqiperi qe fermeret e Divjakes duhet t'a gjejne tregun ne qytetet perreth qe kane me afer.
Përgjigju -
O Erion me kompleks inferioriteti trupor dhe mendor. Shalqini, ka nevojè sè pari pèr njè prodhimtari cilèsore (jo plehra Lushnje tè kalbura pèrbrènda nga mashtrimi me plehra pesticide). E dyta kèrkon mundèsi magazinimi dhe ftohjeje, deri nè shitje. Nèse i ke kèto tè dyja,,,,blerèsi gjerman i prodhimit vjen tek fermeri vetè,,,dhe nuk ka nevojè pèr baxhellat e Edi Ramès nga "zyrat e Tiranès". Èshtè e thjeshtè o Braçe province. Mufka tè tilla, shiti nè shtèpinè tènde,,,PLEH.
Përgjigju -
Ekonomi tregu..fahatari ta gjej vet tregun.ta lidhi vet kontraten.te mblidhen vet 5 a 6 e the bejn kooperativ e the bashkepunojn.shteti Ka per detyr vetem te japi grante atje Ku e meritojn.ska mo komunizem we Nena parti mendon per the gjith.
Përgjigju -
TI MOR ERION BRACE MERITON TE ISHE MINISTER I BUJQESISE,,,SEPSE TE DHIMBSET POPULLI,,,,,POR EDI RAMA KY MUT,,,DO PISA DHE LEGENE SI KRIFCA DHE AHMETAJ,,,,PRANDAJ E HOQI MINISTRIN E FINANCES CANI SE AI NUK PRANOI TE FIRMOSTE TE JEPTE LEKET PER INCENERATORET...,,KU U VODHEN ME AHMETAJN...
Përgjigju -
Apeli i E.Braces eshte plotesisht i drejte. Nese duam qe vitin tjeter te shtohet prodhimi dhe te ardhurat e shalqinit ,duhet garantuar nga shteti blerja sivjet e prodhimit te tyre,,me fitim prodhuesi. Ka ardhur koha e magazinimit shteteror,si nje alternative konkuruese me grumbulluesin privat dhe si mbrojtje e domosdoshme shteterore per mundin dhe kostot e fermereve .
Përgjigju -
Vallaj esht be qesharak. Po ik ore shit shalqi . Nise vet. Dilni shisni shaqli thot. Dhe po nuk deshe te dalesh t shesesh shalqi te quan dezertor braçja. Kungull
Përgjigju -
Çfarë shpikësi je mo i shkretë Stë ka njeri në listë dhe do të biesh në sy me fshatarin e lushnjës divjakës Kur ti ishe zv Kryeministër një herë si përmende në mbledhje qeverie apo ju bëre ndonjë që ta mbajnë mend bravo braçe se kur ishe ti na ndimove . Ti je një vk që vetëm për tu dukë bën gjithëçka. 1 m boll se e teprove le nam po bëhesh më keq se lulëza. Flm po më dëgjove.
Përgjigju -
vetem e imagjonoj ate bjonden e shpelare te ministrise se bujqesise, duke shitur shalqir aty mes Myzeqese, akoma me llafe pazari ... iku dhe kete vit, mbetem pa shal ... qe dhe po mos e kishim per vehte do ja shisnim tjetrir per cmim te mire.
Përgjigju -
lereni menaxhimin shteteror, mos u merrni me budallaleqe, eshte eksperiment I provuar dhe nuk dha rezultat kur perdorej dhuna, jo me sot qe nuk jep e nuk jep. Vrisni mendjen si te ndikoni te rritet numri I pikave private te shumices, ate beni. Pra shtoni konkurencen mes pikave grumbulluese dhe mos lejoni krijimin e oligopoleve mes tyre. Tung
Përgjigju-
I kan ik gjith pllumbat ktija. Do shesi shalqi tashi
-











Komente
Komento