Thirrja e fortë e Kryeprokurorit të
EULEX:Ligji të sundojë kudo në Kosovë
Shefja e ekipit për Sundim të ligjit në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Julia Jacoby, ka thënë se janë duke punuar ngushtë në pjesët e legjislacionit, për Kodin penal, Kodin e procedurës penale, si dhe për Ligjin mbi kompetencat e zgjeruara të konfiskimit.
Zyrtarë të EULEX-it vlerësuan sot se zbatimi i integrimit të drejtësisë në veri të Kosovës, është avancuar dukshëm në bashkëjetesën e dy komuniteteve, për t’u siguruar që sundimi i ligjit do të arrijë të gjitha anët e Kosovës.
Shefja e ekipit për Sundim të ligjit në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Julia Jacoby, ka thënë se janë duke punuar ngushtë në pjesët e legjislacionit, për Kodin penal, Kodin e procedurës penale, si dhe për Ligjin mbi kompetencat e zgjeruara të konfiskimit.
“Ligji për prokurorët e shtetit është shqyrtuar në konsultim të ngushtë me familjen e BE-së me hyrjen në fuqi të Prokurorisë Speciale dhe ne mirëpresim zgjidhje që do të mundësojnë rekrutim më efikas të prokurorëve të rinj. Ne shpresojmë që edhe rekomandimet për efikasitetin e zyrës dhe të sistemit në përgjithësi do të merren parasysh. Ne punojmë ngushtë në pjesë të tjera të legjislacionit, si për kodin penal, kodin e procedurës penale, si dhe për ligjin mbi kompetencat e zgjeruara të konfiskimit. Pasi të miratohen, këto ligje do të përbëjnë një mjet të rëndësishëm për të gjithë aktorët përfshirë prokurorët në luftimin efektiv të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Julia, në konferencën vjetore të prokurorëve, që u mbajt sot në Prishtinë, raporton 'koha.net'.
Kurse kryeprokurori i EULEX-it, Claudio Pala, tha se zbatimi i integrimit të drejtësisë në veri është dukshëm një hap i madh në bashkëjetesën e dy komuniteteve dhe për të siguruar që sundimi i ligjit të arrijë të gjitha anët e Kosovës.
“Shumë është arritur në këtë vit të kaluar dhe shumë më tepër mbetet për t'u bërë. Zbatimi i integrimit të drejtësisë në veri është dukshëm një hap i madh në bashkëjetesën e dy komuniteteve dhe për të siguruar që sundimi i ligjit të arrijë të gjitha anët e Kosovës. Në të vërtetë, EULEX-i është aktualisht i angazhuar në rastet, nën kompetencat e tij ekzekutive tek autoritetet kosovare. Që nga prilli i vitit 2015, rreth 200 raste i janë dorëzuar PSRK-së dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, por pritet shumë më shumë të ndodh në muajt e ardhshëm”, ka pohuar Pala.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.6%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.5%
Vota total: 1504
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44