Thirrja e Miladin Popoviçit në prag 
të krijimit të Partisë Komuniste

Thirrja e Miladin Popoviçit në prag <br />të krijimit të Partisë Komuniste
Në ditët e para të nëntorit 1941, mes grupeve komuniste në Shqipëri po diskutohej të arrihej marrëveshja që do të çonte në shkrirjen e tyre dhe bashkimin e të gjithë anëtarëve të këtyre grupeve në rradhët e Partisë Komuniste. Por si ishte situata gjatë këtyre ditëve? Përtej thirjeve për bashkimin rreth të njëjtit ideal, propaganda, zhvillimet e përbotshme, studimi i terrenit politik në Shqipëri, etj, drejtuesit e grupeve kryesore komuniste në Shqipëri këmbëngulnin të ndiqnin linjat e tyre, e përpos kësaj synonin protagonizmin.

Në këtë moment shfaqet në skenën politike Miladin Popoviç, i cili bën një thirrje publike drejtuar gjithë grupeve komuniste shqiptare, për të luftuar përplasjet mes krerëve interesat e ngushta, protagonizmin e seicilit prej tyre e duke i ftuar që të investojnë energjitë e tyre në Partinë e re, që po krijohej. Përmes kësaj thirrjeje, e cila ruhet në AQSH në fondin 14, Popoviçi i bën një skaner jetës politike botërore, zhvillimeve të fundit dhe rolit që po merrnin në luftën e Dytë Botërore vendet që i ishin bashkuar linjës së Bashkimit Sovjetik e më tej analizon gjendjen e brendshme dhe përplasjet mes grupëve komuniste shqiptare dhe nevojën urgjente për tu bashkuar e për ti dhënë fund luftës mes tyre.

Për tu veçuar në këtë thirrje të Popoviçit janë edhe hapat që ai propozon që të ndiqen menjëherë pas mbledhjes së Konferencës së grupëve komuniste, mes tyre edhe zgjedhjen e Komitetit Qëndror të Përkohshëm, i cili edhe do të punonte tezat e partisë dhe do të përcaktonte linjat e zhvillimeve të saj.
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit