TIRANË- "Askush se përdhos luftën çlirimtare për pavarësinë e Kosovës". Kështu e nis reagimin e tij, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha për thirrjen në Hagë të Kadri Veselit. Në deklaratën e tij, Basha shkruan se të gjithë bashkëluftëtarët në luftën e Kosovës do t'i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore.

"Askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur në Hagë do t'i dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore", shkruan Basha.

Deklarata e plotë e kryedemokratit Basha