TIRANE- Teatri Kombëtar, dje më 29 Prill 2015 ka shpallur thirrjen për Projekt-Idetw e veprave qw do tw ngjiten nw skenw për Sezonin Teatral 2015 – 2016 dhe 2016 – 2017. Citojmë se “Teatri Kombëtar fton të gjithë regjisorët shqiptarë të depozitojnë pranë sekretarisë së TK-së projekt-idetë e tyre duke filluar nga data 29 Prill deri në 29 Maj 2015. 

Për arsye të përllogaritjes së buxhetit të TK-së, të gjithë regjisorët shqiptarë janë të lutur që të shoqërojnë mundësisht, edhe pse nuk është e detyrueshme, projekt-Idetë e tyre me një kosto të përafërt të disa prej elementëve kryesorë të shfaqjes, si: Skenografia, Kostumografia, si dhe elemente të tjerë të buxhetit që regjisorët e konsiderojnë si vlerë të rëndësishme për ndërtimin e shfaqjes. Projekt-Idenë, regjisorët, duhet ta shoqërojnë me një propozim konkret mbi shpërndarjen e aktorëve në shfaqjet respektive.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)