Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini është kërcënuar me jetë nëpërmjet mesazheve të dhunshme të shpërndara nëpër rrjetet sociale. I ftuar në emisionin “Studio Live” me gazerarin Arbër Hitaj në Report Tv, Galdini i konsideroi thirrje të tilla si ‘minë me sahat’ për shoqërinë tonë.
Duke dhënë detaje, Galdini zbuloi se në faqet ku janë bërë thirrje për ta vrarë, shpërndaheshin postime ku inkurajonin qytetarët të merrnin pjesë në protestën e nesërme të Rithemelimit.
“Disa faqe në rrjetet sociale të inkurajuara politikisht, inkurajonin ndjekësit e opozitës për të marrë pjesë në protestën e nesërme të Rithemelimit. Këto faqe anonime përveç thirrjeve të vazhdueshme për pjesëmarrje në protestë kanë publikuar disa video të natyrës amplifikuese, duke e nisur me akuza duke thënë se unë jam trafikant droge, mashtrues etj etj”- u shpreh Galdini.
Ai shtoi se thirrjet të tilla të dhunshme janë parë nga qindra mijëra njerëz nëpër rrjete sociale.
“Në fund fare është përbyllyr me thirrje publike që kush më sheh në rrugë të më vrasë dhe të më asgjësojë. Kam pritur solidaritet. Imagjinoni pak, thirrje publike nga profile masive që shihen nga qindra mijëra njerëz”- shtoi kreu i Lëvizjes së Re.
Sipas Galdinit, shkak për kërcënime të tilla mund të jetë bërë një deklaratë e tij para disa ditëve ku shprehej se në demokraci, nuk janë partitë politike ato që organizojnë protesta por vetë qytetarët.
"Jam shprehur publikisht para disa ditëve, se nuk besoj që në demokraci partitë politike duhet të organizojnë protesta, por këtë gjë duhet ta bëjnë vetë grupet e interesit, shoqëria civile e qytetarët. Partia politike ka detyrë të përgatisë platformat më të mira”- tha Galdini duke shprehur se nuk kishte pasur mjaftueshëm solidaritet ndaj tij për këtë çështje.
Denoncimi i bërë nga Arian Galdini, tashmë po ndiqet nga policia e shtetit për të vënë para përgjegjësisë persona që fshihen pas profileve të tilla nëpër rrjetet sociale.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
12.5%
-
Pak
15%
-
Aspak
72.5%
Vota total: 40
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Spahiu: Keqardhje e madhe për qindra emigrantë shqiptarë që do dëbohen nga Amerika
20 Janar, 20:38
-
Betimi i Trump, Laçi në 'Studio Live': Do bëjë betejë të madhe ndaj neo-majtizmit! Galdini: 'Non-grata e Berishës'? Reforma në drejtësi do jetë më e fuqishme
20 Janar, 19:22
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia në Report Tv: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi në media ia rëndoi problemet
17 Janar, 20:10
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
Po kete sikur e pame ne tv qe e akuzonin qe u kish vjedhur kuotat anetareve
PërgjigjuPo kush ka interes te merret mr ty o i deshtuar? Ti nuk ke asnje peshe as politikr dhe as publike. Je bere si Kozaku i tik tokut qe kerkon vemendje. Po te hetoje policia e sigurte qe do mbrij tek ty si shkriarsi i atyre mesazheve.
Përgjigjuahahahahahahahaha. na kenaqe.
Hahaha e madhe kjo, ate po mendoja dhe une.