Thirrje raciste në stadium, Maignan braktis ndeshjen! Milani përmbys 2-3 Udinesen në 'frymën e fundit' (VIDEO)

Thirrje raciste në stadium, Maignan braktis ndeshjen! Milani përmbys 2-3 Udinesen në 'frymën e fundit' (VIDEO)

Udinese 2-3 Milan


Milani nuk 'vdes' kurrë. Kuqezinjtë e Stefano Piolit ia dolën të merrnin tri pikë në udhëtim, duke fituar 2-3 në Udine. 'Djalli' iu fal golit të Okafor në minutën e 90+3, paçka se sfida ishte dramatike.

Gjithçka u hap nga Loftus-Cheek në minutën e 31, që kaloi Milanin në avantazh. Më pas, në të 35 minutë në stadium u dëgjuan thirrje raciste ndaj Mike Maignan. Më herët gardiani i Milanit njoftoi arbitrin për këtë gjë, ndërsa pas vijimit të tyre doli nga fusha dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes.

Edhe kolegët e tij u larguan për afro pesë minuta, teksa Maignan u bind të kthehej në fushë. Në të 42 minutë Samardzic barazoi 1-1 duke mbyllur pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë Udinese shënoi me Thauvin. Kur u duk se bardhezinjtë do merrnin tri pikë, Jovic barazoi në të 83 minutë. Milani nuk u ndal me kaq, teksa në fund shënoi me Okafor pët tri pikë. Katër fitoret radhazi e dërgojnë Milanin në vendin e tretë me 45 pikë.

 

 

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani përmbys 2-3 Udinesen mes thirrjeve raciste, Maignan braktis ndeshjen! De Rossi debuton me tri pikë në stol, Roma fiton 2-1 ndaj Veronës


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Raketa ruse vret dy persona në rajonin e Kharkiv

Raketa ruse vret dy persona në rajonin e Kharkiv