Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë thirrje për nisjen menjëherë nga puna për Reformën Zgjedhore, pasi i plotësua Komisioni i Posaçëm me emrat e rinj nga opozita. Nga foltoja e Parlamentit, Balla tha se PS, ka kusht të vetëm votën e shqiptarëve jashtë vendit, e ndërsa sa i përket propozimeve të tjera është gati t'i miratojë, për aq kohë sa do të sjellin mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme.
"Është një moment i rëndësishëm për rivijimin e punës për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Unë do t'i nxisja të gjithë anëtarët e komisionit që të lënë mënjanë flamujt e partive, por të punojnë për një reformë, duke adresuar rekomandimet e OSBE ODIhr dhe hulumtuar të gjitha mundësitë për të bërë një reformë zgjedhore. Të ketë një diskutim të hapur me të gjithë aktorët politik në vend. Nuk kishim asnjë kusht. Paraardhësve u kam thënë merrni një letër të bardhë dhe shkruajeni si të doni reformën zgjedhore dhe ne do ta miratojmë, sepse e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Të fillojmë punën për të ashpërsuar dënimet lidhur me pjesën negative të zgjedhjeve, atë të shitblerjes së votës. Nga LSI në grup të pavarur, partia që ka damkën më të turpshme të blerjes së votës. Shumë mirë që deputetët kërkojnë bashkëpunim për të luftuar shitblerjen e votës", tha Balla.
Duke iu kthyer përgjigje deklaratave të ish- kryeministrit Sali Berisha, për një '97-të të dytë, deputeti tha se shqiptarët kanë ndryshuar dhe se është e pamundur që të ripërsëritet ajo pjesë e historisë.
"Dua të kujtoj kush hakërrehet në sheshe apo rrugës se në Shqipëri nuk ka më budallenj në Shqipëri që të bëjnë burg për Sali Berishën apo Lulzim Bashën, që të dëgjojnë Lulin e Monikën. Zgjedhjet nuk janë të PS. Qesharake duket historia që nënkryetari i PD sulmon vendin për partikraci, i ka pasur të gjitha mundësitë për ta ndryshuar këtë, Partisë nënë thuaji që Patozi është i juaji jo i ynë. Ne s'e mbështesim, është kundërshtari jonë. Nga ta dimë ne që nuk është punë e Sali Berishës? Le t'i ashpërsojmë edhe më tej dënimet për çdo kënd që mund të tentojë të pengojë zgjedhjet. Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, 5 vite burg për këdo që tenton të pengojë votuesin që të votojë. Të fillojmë punën menjëherë pa humbur kohë me qëllim që gjithçka që duhet ta kishim bërë deri më tani, dhe që lidhet me nevojën që Shqipëria ka, ka kishte realizuar, nuk e bëmë dot me paraardhësit tuaj në listat e deputetëve, por sigurisht ju jeni deputet tërësisht legjitim. Po jua rikujtojmë, nuk insistuam ta vendosim si kusht: vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, për të cilin menjëherë pasi të mbarojnë zgjedhjet vendore. Nuk ua dhamë dot, Hasit që jetojnë në Londër të votojnë për kryetarin e bashkisë së Hasit. Janë më shumë se 1/3", përfundoi Balla.
Lajmi kryesor: