Me përkrahjen për protestën për Zvërnecin si lëvizje qytetare (edhe pse investimin e aprovon) dhe kundërshtimin për qeverisjen e Ramës, Sali Berisha bëri në bashkëbisedimin me qytetarët atë që di të bëjë më mirë: të shfrytëzojë momentin për të fituar sadopak simpati.
Edhe pse në protesta thirret vazhdimisht “Berisha në burg” apo “opozitë e shitur”, gjë që edhe bashkëbiseduesit e tij ia vunë në dukje, kryetari i PD tha:
“Ajo protestë është tej partive politike. Natyrshëm aty do ketë slogane që një palë do i pëlqejë, kurse një palë tjetër mund të mos i pëlqejë. Por nuk duhet të jetë kurrë ato që të errësojnë pamjen madhështore, misionin e madh të kësaj proteste”, tha Berisha.
Sërish, demokratët kishin dyshime për pjesëmarrjen në protestë kur qartazi, gjatë 13 ditëve, tubuesit u kanë treguar vendin, por Berisha thotë se pikërisht atje duhet të jenë. Por vetë, dëshiron të rrijë larg saj, të paktën fizikisht, ndonëse militantët e tij i ka angazhuar në protestë, të cilët janë parë në krye të protestuesve duke udhëhequr marshimet.
“Fizikisht unë nuk jam aty dhe s’është vendi im aty fizikisht sepse është protestë qytetare. Kam porositur prerazi gjithë anëtarët, drejtuesit e PD që në atë shesh do të jenë vetëm si qytetarë. Prania ime aty dëmton, me vetëdije jua them, fibrën më të fuqishme të protestës, fibrën qytetare. Mua më mbetet ta respektoj atë”, tha Berisha.
Sipas tij, sidomos për të rinjtë, protesta është “investim në të ardhmen e vendit”, por më pas del një tjetër qëllim: imponimi i një qeverie kujdestare.
“Zhvillimet i ndjek me shumë interes. E domosdoshme është nga kjo lëvizje të imponohet një qeveri kujdestare për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne kemi të gjitha përgatitjet tona për çdo eventualitet”, tha Berisha.
Për vendimin e përjashtimit të ndalimit të hyrjes në SHBA (që sërish nuk e artikulon të jetë heqje e ‘non gratës’), thotë vetëm se “do të shkojë në SHBA” për të takuar miqtë, në një moment të përshtatshëm.
Komente








Shpirtligesia dhe maskarralliku i Sali Berishes do mbaronte kur te ulej nje helikopter special te taraca e shtepis se tij e ti marri te gjithe familjarisht per gjykim ne Amerik!Jo rastesisht plasi protesta e paguar kesh sa fitoj Berisha zjedhjet brenda partis se tij " kujdeset" per cdo gje si gjithmone. Kur erdhen para shume vitesh investitor shume te fuqishem nga Evropa dhe po beheshin gati te fillonin Austria lajmeroj se do behen rremuja dhe investimet u anulluan.U be 1997 me autor kriminel Berishen dhe ja ku jemi prap ne 2926 ku po ben cmos te nxjerri Shqiperin jasht kontrrollit familja Berisha me miq te ngusht ne gjithe boten trafikantet nderkombetar te droges dhe armeve.
PërgjigjuPo familja do të shkoi....???? Po Anglia ta ka hequr damkën....???,
Përgjigju