‘Shfaqje ekstremiste në Bularat’/ Shpallet e padëshiruar në Shqipëri eurodeputetja greke e Qipros

TIRANE-Shqipëria ka shpallur ‘non grata’ eurodeputeten greke të Qipros Eleni Theocharous. Vendimi u njoftua mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme shqiptare. Këshilltari për Rajonin i Ministrit Bushati, Glevin Dervishi sqaroi se vendimi për t’i propozuar ministrisë së Brendshme që të shpallë si person të padëshiruar eurodeputeten erdhi si pasojë e shfaqjeve të përsëritura ekstremiste.  

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare.

Ministria e Jashtme shqiptare

Tirana zyrtare shprehet e vendosur që të mos tolerojë asnjë shfaqje sfiduese dhe thirrje që cenojnë tërësinë territoriale.

Qeveria e Republikës është po ashtu e vendosur të mos tolerojë për asnjë arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese për tërësinë territoriale dhe akte dëmtuese të harmonisë mes qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Jashtme shqiptare

Ministria e Jashtme shqiptare e mbyll reagimin duke deklaruar se grupet ekstremiste nuk do të lejohen që të minojnë marrëdhëniet mes vendeve.

Elemente apo grupe ekstremiste që në greqisht apo edhe në shqip, flasin një gjuhë të përbashkët urrejtjeje e përçarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhën europiane që bashkon popujt e shtetet tona, s'do të kenë asnjë shans të minojnë rrugën tonë të përbashkët të paqes e të bashkëpunimit strategjik në funksion të së ardhmes që meritojnë fëmijët e sotëm të Shqipërisë e të Greqisë.

Ministria e Jashtme shqiptare

Emri i Eleni Theocharous është mes 52 ekstremistëve grekë që janë shpallur si të padëshiruar në Shqipëri pas thirrjeve antishqiptare. Eurodeputetja greke e Qipros pas vrasjes së Kacfias erdhi disa herë në Shqipëri, ndërsa deklaratën më të fortë e bëri gjatë ceremonisë së varrimit të Kacifas

Rasti tregon se sa respektohet minoriteti në Shqipëri. Të cilësuan terrorist, të çmendur. U përpoqën të të vrisnin edhe me harresën e tyre. Ti re për bashkimin tonë. Ti doje thjesht të ruaje identitetin tënd ortodoks. Ti guxove dhe nuk kishe frikë. Zëri jot do të na shoqërojë derisa të ribashkohemi. Rrugë të mbarë në parajsë. Krimi jot i vetëm është që ti e doje shumë Greqinë. Je i pavdekshëm.

Deklarata e Eleni Theocharous në datë 8 nëntor

Deklaratat dhe thirrjet e saj janë cilësuar si të papranueshme nga Ministria e Jashtme që i propozoi Ministrisë së Brendshme shpalljen ‘non grata’. Vendimi ka shkaktuar tension në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Greqisë.

DEKLARATA E PLOTË E MINISTRISË SË JASHTME
Shfaqja e orkestruar si nje provokim agresiv ne Bularat, e cila e ktheu nje ceremoni mortore ne nje manifestim sfidues ndaj rendit kushtetues, sigurise e qetesise publike te Republikes se Shqiperise, me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje per percarje mes qytetareve shqiptare me kombesi shqiptare e greke, ishte e papranueshme per shtetin e per shoqerine shqiptare. E cila eshte nje shoqeri e bashkejeteses demokratike, ku minoritetet jane te mbrojtura me nje ligj te standardeve me te larta europiane dhe ku minoriteti grek eshte nje pasuri e nje ure e pazevendesueshme fqinjesie te mire me Greqine mike.

Në mbrojte rendit kushtetues, sigurise kombetare, qetesise publike dhe pacenueshmerise ne asnje lloj forme te teresise territoriale te Republikes se Shqiperise, autoritetet shqiptare jane mbeshtetur ne mekanizma teresisht ligjor per adresimin e problematikes se kesaj situate.

Ne bashkeveprim nderinstitucional dhe pas vleresimit te kryer nga institucionet e specializuara, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme i propozoi Ministrise se Bredshme shpalljen non grata (person u padeshirueshem ne Shqiperi) te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit te saj ne Parlamentin Evropian, pas vleresimit dhe ne mbeshtetje te propozimit te MEPJ, gjykuar ne materialet referuese te administruara nga Ministria e Brendshme vendosi te miratoje kerkesen e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare.

Mbeshtetur ne procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme e Republikes se Shqiperise do te percjelle nepermjet kanaleve diplomatike vendimin per te ndaluar hyrjen e metejshme ne Shqiperi te Eleni Theocharous.

Qeveria e Republikes se Shqiperise eshte e vendosur per te kontribuar vijimesisht per stabilitetin rajonal, per te bashkepunuar ngushtesisht me fqinjet e partneret nderkombetar, por eshte po ashtu e vendosur te mos tolerohe, per asnje arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues, thirrje cenuese per teresine teritoriale dhe akte demtuese te harmonise mes qytetareve te Republikes se Shqiperise.

Greqia mike e populli i saj jane nje aset shume i vyer ne kapitalin e miqesive tradicionale te Shqiperise e te popullit shqiptar. Elemente apo grupe ekstremiste qe ne greqisht apo edhe ne shqip, flasin nje gjuhe te perbashket urrjetjeje e percarjeje, e cila nuk ka lidhje me gjuhen europiane qe bashkon popujt e shtetet tona, s'do te kene asnje shans te minojne rrugen tone te perbashket te paqes e te bashkepunimit strategjik ne funksion te se ardhmes qe meritojne femijet e sotem te Shqiperise e te Greqise.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
U shpall non-grata, reagon euro deputetja Theocharous: Është titull nderi për mua

Pas vendimit të Ministrisë së Jashtme shqiptare për të propozuar tek ministria e Brendshme, shpalljen person non-grata për eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous, ka ardhur reagimi edhe nga kjo e fundit.

Mediat greke raportojnë se e pyetur për këtë vendim të shtetit shqiptar, eurodeputetja e ka konsideruar si një titull nderi. Ajo ka thënë: Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar si ai i Edi Ramës në Shqipëri. 

Ajo ka shtuar se do të vijojë që të mbështesë atë që ajo e quan “Vorio-Epir”.  ”Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.”-tha eurodeputetja.

Gjithashtu ajo ka thënë se do të flasë për vrasjen e Kaçifas në Parlamentin Europian ditën e hënë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 11/11/2018 06:34

    emmm deklarate e menduar mire the sakte. respekte per shtetin shqiptar qe i doli ne mbrojtje vendit. mbas 27 vite e lene ne dor te armikut

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/11/2018 06:25

    Qe nga surrati duket kjo bushter fashiste secfar ka ne shpirt!

    Përgjigju
  • Lleshi: 10/11/2018 22:29

    Me pelqen ky vendim qew po merniw pow mre dukete pak vone,do ishte ew mire qe keta “grek” mos ta Kishin shkele token tone qe ne fillim shpresoj qe keto fjalime dhe letra qe shkruani te marrin rruge e e duhur jo ti mari era, mos te jene fjale per ti mbushur mendjen popullit. Shpresoj qe ne kete momente te dy partite tee behen bashke dhe ti vene me shpatulla per muri perpara EU dhe botes te tre goje qe Albania

    Përgjigju
  • Eri: 10/11/2018 21:58

    Vendim i drejte, dinjitoz dhe teresisht i domosdoshem. Keta mosntra qe vetequhen greke, se ne rrace e ne thelb jane aziatike te ardhur kuturu duhen shkundur ne keto forma tw tilla dinjitoze qe te vene mend. Te permbahen, mgjs me keto sjellje vetediskretitohen edhe ne bashkimin europian se cfare jane e cfare perfaqesojne. Sjane asgje me teper sesa ca bythezinj te pa emancipuar e te pa gdhendur.

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/11/2018 21:31

    Bajgë plakë!

    Përgjigju
  • life: 10/11/2018 20:55

    ajo nuk quhet kot:eleni THEUKARIN

    Përgjigju
  • Torino: 10/11/2018 18:52

    Po filloj te mendoj se paskemi shtet.Bravo

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/11/2018 16:53

    Plehrat ekstremiste ne parlamentin Europjan!

    Përgjigju
  • Andia: 10/11/2018 14:38

    Me ne fund po na vihet ne vend dinjiteti I humbur. Bravo qeverise qe I tregon vendin kesaj monstre antipatike . Shqiperia eshte shtet sovran dhe smund ti toleroje me padrejtesite ne kurriz te shqiptareve.

    Përgjigju
    • @robshi: 10/11/2018 20:54

      Mbaji hison salehut se ai te ka nderuar duke te vrare dhe shitur te serbet dhe greket&maqedon

    • Robshi: 10/11/2018 16:43

      Po mire mi andia edhe don ti besh fresk qeverisë edhe shkruan broçkulla...po kush ta humbi dinjitetin ty e din!!! Apo ta riktheu tani qe të gjithë ikën në shtëpi pasi të bënë mune...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital