Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të kreut të PD, Lulzim Basha pas padisë së Policisë së Shtetit ditën e shtunë.
Pas regjistrimit të kallëzimit, do nis hetimi për kreun e opozitës shqiptare për thirrje publike për veprime të dhunshme.
Kryetari i PD ndodhet në kushtet e veprës penale, pasi neni 223 i Kodit Penal sqaron se thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim në tre vite.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për luftë nga çadra e protestuesve të PD-së përpara Kryeministrisë ditën e premte.
"Në datë 24 shkurt 2017, rreth orës 12:00, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në çadrën e ngritur, z.Basha, në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore" thuhet në padinë e policisë.
"Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat...... ora t'i marrim zvarrë në këtë shesh...", citohet Basha.
Burime nga akuza sqaruan për ReportTv se do të kryhen të gjitha verifikimet për këtë citim dhe nëse do të shihet e nevojshme do të thirret për të dëshmuar dhe kreu i opozitës.
Në lidhje me fletëthirrjen ndaj Bashës prokuroria ende nuk ka një vendim, por në përfundim të materialit të referuar nga policia do të vendoset nëse kreu i opozitës ka konsumuar apo jo elementët e veprës penale.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO