Thomas Strakosha me koronavirus? Vëllai përgënjeshtron ish-futbollistin

Thomas Strakosha me koronavirus? Vëllai përgënjeshtron ish-futbollistin

Massimo Brambati ish- futbollist i Torinos dhe Barit ka bërë një deklaratë shokuese në mediat italiane duke thënë se në Serinë A ka dy futbollistë të rinj me koronavirus ku njëri prej tyre është Thomas Strakosha "Janë dy lojtarë ,një i Milanit dhe një tjetër tek Lazio pozitiv me COVID-19.

Lojtari i Lazios është Strakosha për të cilin thonë se ka një dëmtim në kavilje por kjo nuk është e vërtetë pasi Thomas ka bërë një tampon dhe ka rezultuar pozitiv. Nuk di gjë për Ibran por tek Milani futbollisti Kessie është pozitiv” ishin deklaratat e ish-futbollistit që shkaktuan reagime.

Në kampin e ekipit bardhekaltër ka një qetësi deri tani por portieri shqiptar ka reaguar nëpërmjet vëllait të tij Dimitri i cili në rrjetet sociale ka shkruar “Duhet të të vijë turp që shpërndan gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektoja moshën tënde do të akuzoja për informacion të rremë” ka shkruar vëllai i portierit kuqezi. Portieri i Lazios ka një problem në këmbë por do të rikthehet shumë shpejt në stërvitje.

Përpara dy ditësh ai është fotografuar në pishinë së bashku me të vëllanë ndërsa ai që shkrepi këtë moment ishte babai,  i madhi Foto Strakosha. Kjo situata përgënjeshtron totalisht deklaratat e ish-futbollistit Brambati. Përgatiti Andi Kapxhiu

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen