Thonjtë, çfarë tregojnë
për shëndetin tuaj

Thonjtë, çfarë tregojnë<br />për shëndetin tuaj
INFEKSIONET

Ashtu si pjesët e tjera të trupit edhe thonjtë e duarve dhe të këmbëve janë të prirur të goditen prej infeksioneve. Përgjithësisht kjo ndodh tek moshat e rritura dhe infeksionet më të shpeshta janë:
Infeksionet mykotike
Infeksionet mykotike janë më të zakonshmet nga të gjithë . Rreth 12 % e amerikanëve preken prej tyre. Infeksionet mykotike bëjnë një trashje të thoit dhe e bëjnë atë të thërmueshëm. Thoi mund të marrë një ngjyrë që fillon nga e verdhë deri në blu në jeshile. Infeksionet mykotike janë të vështira për tu mjekuar dhe rezultatet priten të shihen pasi kryhen ciklet e plotë të mjekimit. Përdoren antimykotike orale (Lamisil) dhe medikamente të tjera për lyerje lokale.
Infeksionet bakterore & nfeksionet virale
Infeksionet bakteriologjike dhe virale shkaktojnë ndryshime të shëmtuara tek thonjtë.Infeksionet bakteriale sulmojnë lëkurën nën dhe rrotull thoit dhe në rast se nuk mjekohen në kohë mund të dëmtojnë rëndë thoin. Infeksionet virale ( Lythet) zhvillohen në zonat rreth thoit por edhe poshtë tij dhe mjekohen me anë të aplikimit të metodave kimike ose të trajtimit me azot për ti hequr ato.

MELANOMA

Melanoma është një sëmundje kancerogjene e lëkurës. Ajo nuk është vetëm një sëmundje që kap zonat e goditura nga dielli si hundë, veshë dhe pjesët aty afër por edhe thonjtë .
Një lloj melanome e njohur me emrin Asacral lentiginous gjendet nën thonj dhe është kanceri i lekurës i vetmi që gjendet  vetëm tek afro- amerikanët dhe tek aziatikët . Kjo lloj melanome duket si vija të errëta nën lëkurë, dhe në këto raste personi duhet të drejtohet menjëherë tek mjeku. Duket bërë shumë kujdes me këtë lloj melanome pasi ka një zhvillim mjaf të shpejtë dhe të rrezikshëm.

MANGESITE NE USHQYERJE

Thonjte mund të reflektojnë edhe disa mangësi në ushqyerje si nivele të ulëta të biotinës, hekurit, proteinave etj. Nqs trupi juaj ka mungesë hekuri  thonjtë marrin ngjyrë të zbehtë dhe duke u shtresëzuar. Në mungesa të rënda të hekurit thoi mund edhe të ndryshojë formë duke marrë formën e lugës. Përdorimi i suplementeve mbështetëse dhe omega 3 janë një zgjidhje ideale në rastet e pamjaftueshmërise ushqimore si për thonjtë ashtu edhe për gjithë organizmin.

LENDIMI

Aksidentet e ndryshme ndodhin çdo ditë dhe nuk përjashtohen as thonjtë në këtë rast. Traumat e lehta të thoit mund të shkaktojnë njolla të vogla të bardha (leukonychia) dhe me rritjen e thoit ato largohen duke prerë thonjtë. Traumat e rënda ne shtratin e thoit shkaktojnë njolla të errëta dhe rrjedhje gjaku. Thoi mund të dëmtohet rëndë dhe do kohë për tu bërë zëvendësimi i plotë i tij. Edhe lyerjet me manikyr mund të shkaktojnë dëmtime të thoit duke rritur brishtësine dhe ndjeshmërinë e thoit.

SEMUNDJET E LIDHURA ME ARTRITIN

Disa nga llojet e artriteve mund të shoqërohen me ndryshime tek thonjtë si më poshtë: Osteoartriti. Thonj të dobët të shkaktuar nga mungesa e seleniumit; Psoriasis. Thonj të verdhë dhe të rrjepur. Mund të vihen re edhe gjakrrjedhje të vogla; Lupus. Mund të vihet re një trashje e lëkurës (indit lidhor) rreth thoit duke e bërë këtë pjesë më të trashë; Artriti rematoid. Vihen re lanula në formë gjysëmhëne në trupin e thoit.

ANKTHI DHE STRESI

Rreth 50 % e fëmijëve dhe adoleshentëve 10- 18 vjeç kafshojnë thonjtë dhe 23% e tyre e vazhdojnë këtë zakon deri në moshën 30 vjeç. Kafshimi i thonjve është një zakon i cili përgjithësisht kryhet në gjendje anksioze ose stresante. Kjo është një lloj sjellje që përgjithësisht nuk kategorizohet tek ata lloje që kanë nevojë për ndërhyrje mjekësore. Në rastin kur shoqërohet edhe me gjeste të tjera si psh shkulje flokësh apo forma të ndryshme të vetë masakrimit atëherë vizita tek mjeku duhet bërë menjëherë.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)