Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis ka hedhur poshtë çdo spekullim për shkarkimin e Carlo Anchelotit. Në një intervistë për mediat italiane numri 1 i skuadrës së Napolit ka deklaruar: ‘Besimi im te Carlo Anchelotti nuk është vënë kurrë në diskutim. Mohoj zërat se kam vendosur për të ardhmen e tij. Unë nuk jam takuar me Allegri-n, Gatusso-n apo Spalletti-n.’
Më herët gjatë ditës së sotme në mediat italiane është folur intensivisht për largimin e Anchelotti-t. Madje jepeshin edhe detaje të tilla që presidenti ishte takuar me trajnerët e lartpërmendur me të cilët kishte diskutuar për të ardhmen.
Gjithsesi Anchelotti të paktën për momentin do të vijojë në krye të Napolit, derisa një tjetër rezultat negativ të trondisë sërish ambientin.