Thumbon Ervin Bushati i PS:
Ja për kë kam respekt në PD

Thumbon Ervin Bushati i PS:<br />Ja për kë kam respekt në PD
Deputeti socialist Ervin Bushati ka thumbuar protestën e opozitës, përmes një reagimi në rrjetet sociale.
 
Ai shkruan se protesta në tendë është një alibi, ndërsa tregon se për kë ka respekt në PD.
 
Statusi i Bushatit në Facebook


RESPEKT PËR DEMOKRATËT/ POR RESPEKT PËR LULIN ... JO!
Bojkoti i Parlamentit, dhe të Dialogut mes palëve sidomos në një moment udhëkryq për Reformën në Drejtësi & #vetting që duhet të nisë sa më shpejt: është tepër i dëmshëm për Demokracinë Shqiptare.
Brenda "Tendizmit" të tij, z. Basha ka mbyllur një Paradoks thelbësor: kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, POR zgjedhjet e lira dhe të ndershme garantohen vetëm në një shtet ligjor, rend ligjor, Garantohen në një vend ku funksionon Drejtësia.
Ai bllokon Drejtësinë, të vetmin Garant të Demokracisë!
Arsyet e Bashës të Strukjes në tendë:
1. Kasta e Bashë/Berishës përpiqet të shpëtojë nga vetting, ndaj kanë bllokuar proçesin.
2. Bashës i duhet një alibi që bashkë me humbjen e zgjedhjeve, të mos humbasë PD - si udhëheqës i saj.
3. Sa më shumë vazhdon këtë rrugë pa krye; aq më të vështirë e bën daljen pa një strategji apo arsye pse do dalë nga tenda e tij.
Respekt për Protestën, POR Respekt për Lulin ... JO!
#reformanedrejtesi #vetting #bashakerkonalibi #pd_strucinetende

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)