Dy të rinj janë arrestuar pasi thyen dje xhamat e dritareve të konviktit “Ali Bytyçi“ të shkollës së mesme “Sabah Sinani“ në Pukë dhe një xham në komisariatin e policisë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë 17-vjeçari I.A. dhe 21-vjeçari Ardit Islami, të dy banues në Pukë.

Mbi ta rëndojnë akuzat për shkatërrim prone dhe kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik duke ushtruar dhunë.

Dy të rinjtë kanë thyer rreth orës 15:30 të ditës së djeshme disa xhama të dritarëve të konviktit “Ali Bytyçi“ të shkollës së mesme “Sabah Sinani“ në Pukë.
Ndërsa, gjatë shoqërimit në polici, ata kanë kundërshtuar efektivët e policisë dhe kanë thyer një xham të derës së sallës të komandimit Pukë, bëjnë me dije të njëjtat burime.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)