Gruaja po vizitonte një treg në qytetin Ruili, provincën Yunnan të Kinës dhe hyri në dyqan të provonte byzylykun e markës “Jade”, por për fat të keq i shpëtoi nga dora dhe e theu.
Pas dëmit të shkaktuar, pronari I dyqanit I tha turistes se I detyrohej 34 mijë pound dhe kjo shifër i shkaktoi të fikët gruas së pafat.
Videoja tregon gjendjen e gruas kur mëson çmimin e shtrenjtë të byzylykut.
Sipas dëshmitarëve, familja i ofroi shitësit 70,000 juanë (£ 8,000) për dëmet, megjithatë ai refuzoi duke thënë se nuk ishte e mjaftueshme, më pas byzylyku u vlerësua nga një ekspert i pavarur I cili e vlerësoi bizhuterinë me vlerën prej 20.700 pound dhe familja e turistes ra dakord t'i paguajnë pronarit këtë shumë parash.


