VIDEO/ Theu kordonin policor duke rrezikuar jetën e vrapuesve në maratonën e Tiranës, policia bllokon makinën luksoze, shoqërohet Belind Luli, djali i biznesmenit të njohur

TIRANË- Ndërsa rregullat ishin të qarta se automjetet do të qëndronin larg hapësirës së dedikuar dhe kushtuar vrapuesve të Maratonës së Tiranës, një makinë luksoze i ka shkelur ato duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Në videon e siguruar nga Report TV, duket momenti kur makina qarkullon në pjesën e rrethuar të zonës së përcaktuarës për zhvillimin e aktiviteteve të sotme, ndërsa një polic e ndalon.

Automjet luksoz theu kordonin e policisë duke u futur nga bulevardi kryesorë drejt rrugës te Pallati kongreseve. Ndërhyrja e policisë shmangu një incident të mundshëm, ndërsa shoferi është identifikuar si Belind Luli.  Ai është djali i një prej biznesmenëve më të pasur në vend, Mark Luli. I riu ka studiuar në Angli.

I riu i pasionuar pas mjeteve luksoze është i njohur në rrjete sociale për shkak  të makinave luksoze që publikon, me vlerë deri në 200 mijë euro, ndërsa këtë herë ai ka përfunduar në komisariat i shoqëruar nga policët që ishin aty për të siguruar rendin. Nuk dihet nëse i riu ishte në gjendje të dehur apo çfarë qëllimi kishte duke çarë kordonin e policisë të vendosur për Maratonën e Tiranës, por me veprimin e tij ka vendosur në rrezik qytetarët që merrnin pjesë në maratonë. Pas diskutimit me drejtuesin e mjetit, policia ka hipur në mjetin luksoz për ta larguar makinën nga zona ku po zhvillohet maratona e Tiranës, ndërsa shoferi është shoqëruar në komisarit nr.1 për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Kush ësht Belind Luli?
Belind Luli është djali i një prej biznesmenëve më të pasur në vend, Mark Luli. I riu ka studiuar në Angli, teksa emri i tij  nuk është i panjohur për policinë. Ai është bërë shpesh objekt i gjobave nga polica për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe ekspozon makinat e luksit të rrjeteve sociale me vlerë deri në 200 mijë euro. Shpesh herë është shoqëruar nga efektivët i kapur në shkelje teksa parkon mjetet e tij lukzose në vende të gabuara. Gjatë këtyre shoqërimeve ai shpesh ka kërcënuar edhe efektivët e policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Çau kordonin policor gjatë maratonë së Tiranës, kush është i riu që ekspozon makinat luksoze nga 'Rolls Royce' te 'Bentley' në rrjetet sociale  

Belind Luli i cili u shoqërua ditën e sotme nga polica se theu kordonin policia gjatë Maratonës së Tiranës duke rrezikuar jetën e vrapuese nuk është një emër i panjohur. Ai është bërë shpesh objekt i gjobave nga polica për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe ekspozon makinat e luksit të rrjeteve sociale.

Nga “Rolls Royce” , “Bentley” dhe “Range Rover” janë disa prej mjeteve të tjera super të shtrenjta që Luli reklamon, por nuk dihet ende se si i ka siguruar ato.

J.GJ.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet