Thyejnë rregullat e karantinës pasi donin të vinin në Shqipëri, policia greke gjobit 12 shqiptarë

12 shqiptarë, emigrant në Greqi, janë gjobitur me 300 euro nga policia greke pasi thyen rregullat e karantinës duke lëvizur pa leje. Sipas mediave greke emigrantët u kapën duke udhëtuar pa pasur lejen e nevojshme për në Igumenicë dhe prej andej do të vinin për në Shqipëri.

Ndalimi i tyre u bë në zonën KTEL Kifissos gjatë kontrollit të policisë, e cila i zbriti të gjithë emigrantët dhe urdhëroi largimin e autobusit  për në Igumenicë pa asnjë pasagjer.

Gazeta greke iefimerida.gr shkruan emigrantët shqiptarë u thanë autoriteteve të policisë se ishin punëtorë në Mykonos dhe se donin të shkonin  në vendin e tyre.

Megjithatë sipas mediave ato nuk zotëron lejen e nevojshme për të qarkulluar në kushtet kur vendi është në karantinë dhe për këtë u është vendosur gjobë.

Në lidhje me emigrantët edhe kryeministri Rama është shprehur se fillimisht ata duhet të koordinohen me ambasadën shqiptare përpara se të nisen drejt Shqipërisë, pasi në të kundërt nuk do të lejohen të hyjnë. Gjithashtu kushdo që hyn në Shqipëri duhet të qëndrojë i karantinuar në një hotel për 14 ditë dhe shpenzimet do i paguajë vetë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/04/2020 10:06

    Gjynah qe u moren leket por ama edhe jorgjete duhete te kuptojnë se duhete te rrinë në atdheun e tyre dhe jo te vinë në Shqiperi te na semurine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive