ELBASAN- Dy tifozë të Partizanit kanë rënë në pranga, pasi një natë më parë thyen stolat e stadiumit ‘Elbasan Arena’. Në pranga kanë rënë Erald Vata, 29 vjeç dhe Eraldo Dushku, 21 vjeç.
Dy të rinjtë në bashkëpunim edhe më tifozë të tjerë në përfundim të ndeshjes me Partizani-Tirana kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Policia njofton se po vijon punë për identifikim dhe kapjen e tifozëve të tjerë të cilët kanë shkatërruar stolat e stadiumit.
Ndaj dy të rinjve rëndon akuza për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Një natë më parë Tirana u shpall kampione e Shqipërisë, pasi bardheblutë mundën me përmbysje 2-1 rivalët e përjetshëm të Partizanit
Jo po edhe t'i ushqejme tani ne burg. Shkoni mo vini gjoben sa demi i shkaktuar ta marrin vesh si te sillen heren tjeter.
Përgjigju