ITALI- Juventus thyen ecurinë pozitive të Interit në kampionat, dhe jo vetëm i merr edhe kreun e Serisë A. Bardhezinjtë e drejtuar nga Maurizio Sarri fituan me rezultatin 1-2 ndaj ekipit të Contes, i cili e kishte përballjen e parë të tij ndaj skuadrës të cilën luajti si lojtar por dhe e drejtoi si trajner.
Paolo Dybala shtangu që në fillimin e lojës San Siron, me një gol në minutën e 4'. Shumë shpejt, zikaltërit fitojnë një penallti me Lautoaron. Protagonist ishte holandezi i kritikuar, Matthijs de Ligt i cili preku një top me dorë dhe argjentinasi i Inter, e çoi topin drejt rrjetës pavarësisht se portieri kundërshtar Sczezny kuptoi krahun e goditjes.
Një lojë e luftuar më shumë taktikisht sesa fizikisht, por Gonzalo Higuain gjen golin e dytë për Juventusin, në minutën e 80. Argjentinasi nuk e pati të vështirë të shënojë pasi Ronaldo dhe Dybala me një kombimnim mes tyre e nxorën 31- vjeçarin vetë për vetë me Handanoviç dhe si një sulmues me eksperiencë e çoi topin drejt rrjetës me gjakftohtësi. Pas Barcelonës në mesjavë, kjo është humbja e dytë për Inter, por e para në kampionat këtë sezon pas 6 fitoresh radhazi. Zikaltërit duhet të ndjekin tani ekipin e Sarrit që shkëputet një pikë më shumë në renditje. Torinezët ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes këtë sezon. Vetëm një barazim në kampionat ndaj Fiorentinës dhe një ndaj Atletico Madrid.