Dera kryesore e shkollës së mesme në fshatin Ungrej të Lezhës, është thyer duke u hapur me forcë.
Kjo është konstatuar nga ana e banorëve të zonës, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë, e cila është nisur për në Njësinë Administrative Ungrej.
Deri më tani, ende nuk dihet nëse janë dëmtuar materialet që ndodhen në brendësi të shkollës.
Grupi hetimore ndodhet në vendin e ngjarjes.
Komento