Një grup studentësh në Delaware, në veri - lindje të New Jersey në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë hyrë në Rekordin Guinness pasi kanë arritur të ndërtojnë një kullë me pjesë formuese të markës së njohur “Lego”, duke e kthyer në kullën më të lartë në botë me më shumë se 34 metra.
 
Kjo kullë e ndërtuar ka thyer rekordin që më parë i përkiste një grupi nga Republika Çeke, të cilët kishin ndërtuar një kullë të lartë vetëm 32,5 m.
 
Për realizimin e saj, janë përdorur gjysëm milion copëza formuese dhe ishte e nevojshme që struktura të fiksoje me litarë sigurie që lidheshin me tokën për të evituar kështu që struktura e cila kishte lartësinë e një pallati 5 katësh, të mos rrëzohej, duke rrezikuar kështu jo vetëm humbjen e sfidës dhe thyerjen e rekordit, por edhe mund të rrezikonte jetën e atyre që punonin dhe personave që gjendeshin rreth e qark saj.
 
kulla lego
(Në foto: Kulla Lego që theu rekordin Guinness)

Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)