Thyhet rekordi i temperaturave në Lisbonë, termometri shënon 44 gradë celcius

Thyhet rekordi i temperaturave në Lisbonë, termometri shënon 44 gradë celcius

Foto Ilustruese

Lisbona është  përfshirë nga e vala e të nxehtit afrikan, duke thyer rekordin e temperaturave të nxehta, por vala e pandërprerë e nxehtësisë vijon të jetë prezente në Portugali dhe Spanjën fqinje. Ndërkohë shërbimet meteorologjike të Portugalisë thanë se në kryeqytet termometri shënoi 44 gradë celcius të shtunën, duke kaluar rekordin që ishte vendosur në 43 gradë celcius në 1981.

Dita më e nxehtë në Portugali është shënuar të shtunën në qendër të Portugalisë, Alvega, ku temperaturat arritën në 46.8 gradë celcius. Temperatura më e lartë në këtë shtet ka qenë  47.4 C shënuar në 2003. I nxehti që ka goditur Gadishullin Iberik vjen si rezultat masave ajrore të nxehta të ardhura nga Afrika.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë