Nuk e kisha dëgjuar Edi Ramën në Sarandë, por dëgjova më parë Lulzim Bashën kur u bëri thirrje veriorëve të mbrohen nga Edi Rama, se po i sulmon për arsye krahinore.
Çfarë kishte ngjarë?
Në fjalimin e Edi Ramës në Sarandë, ishin përmendur ndërtimet pa leje në rivierën shqiptare, duke bërë krahasimet mes ndërtimeve estetike të së kaluarës dhe atyre që janë bërë sot. Mes tyre përmendi dhe grabitjet e tokave nga njerëz, që me origjinë jane nga Alpet, por që po dalin pronarë në bregdet.
Ja çfarë ka thënë: “Se çdonjëri nga këta ndërtuesit pa leje, jo nga ata që i importoi Saliu nga Alpet, e që i nxorri pronarë në Jon, s’flas për ata. Flas për ata që kanë qenë këtu, për stërnipërit e atyre që ndërtuan Dhërmiun, Vunoin, Himarën, Qeparoin e Vjetër dhe Sarandën. Stërgjyshërit bënë fshatra estetikisht të shkëlqyer. Stërnipërit shkatërruan syrin përveç natyrës.”
Është fjala për njerëzit e familjes Berisha, që kanë rregjistruar dhjetra hektarë tokë në bregdet, që nga Vlora, Orikumi, e deri në Dhërmi e Ksamil. Dy njerëzit më të afërt të Shkëlzen Berishës, me të cilët ka pasur partneritet në shumë biznese, përfshi dhe Gërdecin, kanë dalë me nga 15 hektarë tokë secili në Ksamil, dhe të gjithë e dinë që ajo ishte toka e “Teqes së Zallit”, që falë ndihmës kundrejt shpërblimit në natyrë të familjes, u copëtua në duar njerëzish nga Kalaja e Dodës apo Tirana, të cilët nuk janë as bektashi, as nga Jugu dhe as kanë asnjë lidhje me atë tokë, përveçse janë pseudonimi i grabitësit të vërtetë.
E njëjta ka ndodhur me historinë e tokave të familjes Vlora, në zonën nga Vlora në Seman, si dhe Vlore- Orikum, me historinë e tokave të disa familjeve të vjetra në Orikum dhe Dhërmi, ku i njëjti emër, shfaqet në disa ngastra disa hektarëshe. Është një nga historitë më të shëmtuara të korrupsionit të familjes Berisha, e cila ka përdorur pronarë formal apo të diskutueshëm në hapësira të tëra të bregdetit, duke u kthyer më shumë tokë se u takon, për të marrë pjesën e tyre, dhe nga ana tjetër ka lënë jashtë pjesë pronarët realë të atyre zonave.
Të jesh nga Kalaja e Dodës dhe të jesh pronarë në Vlorë në Orikum në Dhërmi dhe Sarandë, vetëm pse jo shok i ngushtë i Shkëlzenit, natyrisht që është një arsye jo për t’u përmendur në miting, por t’u marrë gjithë jetën derisa të zbardhet ajo histori.
Problemi këtu nuk është pse Rama e përmend, por përse nuk arrin ta zhbëjë këtë histori.
Nëse Rama duhet kritikuar përse nuk e zhbën, ajo që të dhemb më shumë është ulërima e kreut të opozitës se mos i preken klientët e Shkëlzenit. Në vend që të luftojë të çlirojë opozitën nga klientët që e rrëzuan nga pushteti dhe u bënë simbol i korrupsionit të regjimit të Berishës, bën betejë të mos u preket asnjë qime floku, atyre që coptuan bregdetin shqiptar.
Tani që e shikon se Edi Rama po u afrohet me emra dhe harta konkrete pronave të tyre, lëshon kushtrimin e shëmtuar për ndarje jug- veri, duke e quajtur si luftë ndaj disa hajdutëve veriorë që kanë zaptuar bregdetin e jugut. Padiskutim që është luftë, po jo si veriorë, por si hajdutë. Si veriorë thjesht mbeten të zbuluar në lidhjen e tyre me atë që Basha ende ka frikë të shkëputet dhe që është aq krahinor, sa dhe pazaret i bën me “njerëz nga veriu”. Njësoj do të ishte, sikur unë të dilja pronar i një parku në Valbonë, për shkak të lidhjeve me pushtetin, dhe nëse do më turreshin banorët e zonës si hajdut, të mbrohesha duke u thënë “më keni inat se jam nga jugu”.
Jugu dhe bregdeti shqiptar është pasuri e gjithë shqiptarëve dhe aty mund të zhvillojë biznes e turizëm kushdo. Por të përdorsh pushtetin për të zaptuar prona dhe pasuri publike, natyrisht që është një krim që i duhet shkuar deri në fund.
Çfarë u duhet thënë qytetareve të pastrehë të Sarandës, kur dy apartamente të Entit Kombëtar të Banesave në atë qytet, të destinuar për të pastrehët, i kanë marrë dy vëllezërit e Flamur Nokës nga Kukësi? Ky nuk është racizëm. Ata mund të shkojnë të jetojnë në Sarandë dhe të blejnë banesa, por jo të marrin banesat e të pastrehëve, vetëm se Berishës i duhej një ministër idiot, dhe bëri vëllain e tyre, dhe ata zaptuan banesat sociale. Çfarë mund t’u thuhet banorëve të Ksamilit, që janë dhe veriorë, të vendosur aty prej vitesh e që mezi bëjnë një kioskë për të mbijetuar, dhe shfaqet një “patriot” i tyre nga Kala e Dodës papritur, si përfitues i 15 hektarëve tokë, për shkak se i del emri gjithmonë ku i del dhe Shëklzenit?
Lulzim Basha duhet të gjejë fuqi të shkëpusë PD-në nga këta hajdutë dhe jo të lëshojë kushtrimin për përçarje veri- jug për të mbrojtur këta hajdutë. Ata thjeshtë mund ta marrin me vete në llumin ku janë zhytur, dhe nga i cili shpresojnë se do dalin pa u prekur.
E gjithë kjo tregon se përse i duhet ende selia e PD dhe Lulzim Basha në krye të saj, Sali Berishës. I duhet si një studio ligjore për të mbrojtur politikisht çfarë kanë vjedhur gjatë tetë viteve në pushtet. Dhe kjo duhet të mërzisë së pari ata që ikën nga pushteti për këtë shkak dhe që thirren ende në mitingje për të mos iu prekur Familjes pasuritë e grabitura. /Gazeta Tema/
/Shqiptarja.com