TIRANË - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) informon pasagjerët se duke filluar nga data 20 dhjetor 2013, do jenë katër kompani ajrore, që do të operojnë me rreth 140 fluturime në javë nga Tirana drejt Italisë.
Siç bën të ditur një njoftim zyrtar nga aeroporti TIA, pas pezullimit të fluturimeve të Belle Air dy javë më parë, kanë qenë një numër kompanish ajrore, që shprehën interes në tregun ajror shqiptar.
Alitalia dhe AirOne do të numërojnë tashmë rreth 114 fluturime direkte duke e shtuar frekuencën e fluturimeve të tyre, ndërsa emra të rinj do t’i shtohen operatorëve në TIA si Meridiana, Livingston dhe Small Planet Airlines.
Destinacionet kryesore që do të shërbehen nga kompanitë e mësipërme do të jenë Milano, Roma, Venecia, Bolonja, Verona, Pisa, Bari, Torino, Xhenova dhe Napoli.
Në vijim, Olympic Air shton frekuencën e fluturimeve duke filluar nga 11 dhjetori, ndërsa kompania Adria Airways do të shtojë fluturimet për në Ljubjanë duke filluar nga 12 dhjetori.
Për informacion të mëtejshëm mbi fluturimet ditore në kohë reale, TIA thekson se të rejat mbi kompanitë e reja do të publikohen në faqen e internetit pas datës 20 dhjetor.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u dërgon gjithë pasagjerëve, klientëve dhe partnerëve të tij urimet më të mira për festat e fundvitit dhe për një 2014 të gëzuar, të shëndetshëm dhe të begatë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com