TIRANE - Një efektivë policie është plagosur me armën e tij të shërbimit. Ngjarja është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, teksa Halim Hametaj ka mbetur i plagosur, por siç deklaron ai, nga pakujdesia.

Hametaj, efektiv i forcave operacional, ka deklaruar pas ngjarjes se gjithçka ndodhi me armën e tij ishte shkak i pakujdesisë duke përjashtuar pistat e tjera.

Megjithatë, komisariati numër 4 i Tiranës po vazhdon hetimet për ngjarjen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)