TIRANË - Ka përfunduar gjatë mbrëmjes së sotme edicioni i 12-të i "Tirana International Film Festival" ku gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve u shpall edhe fituesi i këtij edicioni të TIF-it, i cili ishte filmi "The medicine seller".
Festivali i 7 ditor i cili nisi në datën 3 Nëntor, e për të përfunduar pikërisht sot në natën e ndarjes së çmimeve sipas kategorive të filmave, ka sjellë për publikun një program mjaft të ngjeshur e të larmishëm, duke filluar që workshopet e zhvilluara që në orët e para të ditës, e deri në shfaqen e filmave artistikë, dokumentarë, ekperimentalë apo të animuar që janë transmetuar në kinemanë Millenium deri në orët e vona të mbremjeve.
Showmani i njohur italian Ezzio Greggio dhe themeluesi i TIFF, Ilir Butka. Foto Agim Dobi ATSH
Në edicionin e 12-të të TIFF-it plot 5400 filma u paraqitën nga më shumë se 107 vënde të botës të cilët aplikuan në festival, dhe vetëm 83 prej tyre u zgjodhën për të garuar.
Plot 21 çmime janë shpëndarë gjatë mbrëmjes së sotme, mbrëmje kjo e cila u përshëndet nga mjaft personalitete të njohur të Kulturës në vënd dhe jo vetëm, ku përveç fjalëve përshëndetëse të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, drejtorit të festivalit Agron Domi, zv.Presidentit të Apuglia Film Commision Luigi De Luca, Genc Përmetit e Ilir Butkës, showmani i njohur Italian Ezio Greggio përveç çmimit të mirënjohjes që ju dha nga organizatorët, dha lajmin se në "Monte Carlo Film Festival" në edicionin e 12-të do të marrë pjesë e do prezantohet edhe Shqipëria.
Drejtuesi i TIFF, Agron Domi, ministrja Mirela Kumbaro, Ilir Butka dhe Ezzio Greggio
Përpara se të jepte çmimin e parë të mbrëmjes atë të "Publikut" filmit "Crossing by Amos" fictionit 18 minutësh të realizuar nga Erza Katz, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në fjalën e sajë u shpreh se "Ura dashurie për kinemanë, janë 12 vitet e mbështetjes që Ministria e Kulturës i ka rezervuar festivalit ku në të cilin profesionistët dhe pasionantët e rinj kanë krijuar një atmosfere mjaft të veçantë në Tiranë." "Filmi me metrazh të shkurtër" vijoi ministra në fajlën e saj, "është një gjini që meriton vëmëndje dhe promovim, dhe TIFF-i ka gjetur në Tiranë shtëpinë e kulturës në këtë vënd europian" u shpreh Kumbaro.
Ndërkohë që drejtuesi i mbrëmjes Edi Topi, dhe juritë e kategorive të filmave kanë vijuar me ndarjen e çmimeve të tjera./ATSH/












