TIFF ndan çmimet, Basha nuk
e takon Ramën, kur ulet pranë tij

TIFF ndan çmimet, Basha nuk<br />e takon Ramën, kur ulet pranë tij
TIRANË - Në kinema Millenium janë ndarë çmimet e TIFF (Tirana International Film Festival), ku kanë garuar artistë nga 91 vende të botës. Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten, Linda, kryebashkiaku Lulzim Basha me bashkëshorten, Aurela.

Por të dy çiftet kanë shmangur njëri-tjetrin, edhe pse nuk kanë lënë autoritet pa takuar, ku nuk mungonin as ambasadori i BE-së, Ettore Sequi apo ambasadori italian, Massimo Gaiani, ambasadorja franceze, Christine Moro etj.

Teksa çifti Basha po ulej në kolltukun ngjitur me çiftin Rama, nuk u kanë dhënë as dorën dhe as kanë përshëndetur çiftin Rama, ulur aty më parë. Distanca e Ramës nga e  Bashës ka qenë vetëm tre kolltukë larg, të cilët edhe këta ziheshin nga bashkëshortet e tyre; dmth Linda dhe Aurela, të cilat në mes kishin vetëm Ilir Butkën, regjisor, themelues dhe organizator i festivalit.

Më pas në fotot e postuara në faqen e tij në Facebook, Basha shfaqet pa Ramën, edhe pse pranë njëri-tjetrit, edhe pse Rama mban postin e numrit një të Ekzekutivit. Fokusi në çdo rast e ka prerë praninë e çiftit kryeministror. 

basha rama dhe iliri
(Në foto: Nga e majta në të djathtë, çifti Basha, regjisori Ilir Butka dhe çifti Rama)

Një moment karrigia e Butkës ka qenë bosh dhe mbi të është lexuar numri 10, si një shenjë e rastësishme simbolike për 10 votat fillestare, që ndanë bashkisë e Tiranës mes Ramës dhe Bashës pa nisur numërimi i fletëve të pavlefshme.

basha dhe rama
(Në foto: Nga e majta në të djathtë, çifti Basha dhe çifti Rama).

Të dy liderët më pas kanë mbajtur fjalën e tyre, ku Basha ka përmendur "i nderuar zoti kryeministër", teksa kanë ndarë vetë edhe çmime për festivalin.

BASHA: FESTIVALI, KARTVIZITË PËR TIRANËN, TË NDERUAR TA MBËSHTESIM
Basha u shpreh në fjalën e tij për festivalin se "është një kartëvizitë për Tiranën, që po e rrit vit pas viti”, duke shtuar mirënjohjen për artistët dhe organizatorët. "Shqipëria dhe Tirana është e nderuar me praninë tuaj në këtë festival. Sollët pjesë nga tradita e vendeve tuaja. Iu ofruat mundësinë artdashëve shqiptarë të njohin kinematografinë e huaj".

"Falë jush, Tirana u bë fragment i kryeqytetit të kinematografisë. Ky festival po e rrit vit për vit Tiranën, si një qendër e rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare kulturore, si një vend me talente që përtërihen vazhdimisht. Vetë festivali është sot një kartëvizitë e Tiranës. Bashkia e Tiranës është e nderuar për ta mbështetur këtë festival. Shpresojmë të kthehet në një traditë të bukur të kryeqytetit”, shtoi Basha.

lulzim basha
(Në foto: Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha duke folur në ndarjen e Çmimeve)

Më tej, ai tha edhe që "ky festival nuk është më një festival i dikujt, apo i një grupi, por është festivali i të gjithve; uroj të gjithë fituesit, urimin më të veçantë e kam për çdo konkurrent, pasi pa garë nuk ka fitues”.

RAMA: FESTIVAL QË BËHET ME PAK PARA, POR RRUGA E GJATË ZEMRAT PESHË
Më pas kryeministri Edi Rama ndau një nga çmimet, dedikuar mikut të tij, një prej themeluesve të festivalit, që sot nuk jeton më. "U nda nga jeta pas një beteje të gjatë dhe të vështirë vitin e kaluar dhe Ilir dhe Agroni menduan të pagëzojnë një nga çmimet me emrin e tij. Në rast se filmat thonë të vërtetën, ai është duke na parë dhe me siguri aty ku është është shumë i lumtur për këtë. Dha gjithçka nga zemra për gjithë fëmijët shqiptarë dhe nuk mori asgjë në këmbim përveç miqësisë, që në emër të së cilës i jepet ky çmim. Këtë festival e kemi nisur bashkë, mund të thuhen me plot kuptim fjalët ajo që ai thoshte: "rruga e gjatë zemrat peshë", tha Rama.

edi rama
(Në foto: Kryeministri Edi Rama duke folur në ndarjen e Çmimeve)

Çmimi iu dha filmit “Humus”, i autorit francez Frederic La Bonde, çmim që u tërhoq nga ambasadorja franceze në mungesë të tij. Rama kësaj mungese i shtoi këtë koment: "Është virtyt i festivalit që të mungojnë autorët, të ngatërrohen letrat dhe kjo i jep dhe një sens artistik, të një festivali që bëhet pa shumë para, por me shumë zemër". Ndërsa ambasadorja franceze, Christine Moro u shpreh se "çmimet për autorët francezë nuk janë rastësi, por lidhje që ekziston mes Francës dhe Shqipërisë dhe artistëve tanë.

CMIMET TIFF

Seven Lucky Gods, i regjisorit Jamil Dehlavi, u kurorëzua si Filmi më i mire i “Tirana Internatonal Film Festival” në edicionin e 11-të tij. Çmimin e publikut e fiton Bekim Guxi. Çmimin e medias e fitojnë dy filma: Generator dhe Demokracia. Aktorja më e mirë përzgjidhet Sabina Limani. Flimin më të mirë e ndau ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, i cili i takoi Julim Sulës për filmin “Unë deti, shiu dhe ...” Endri Keko fiton Çmimin e Karrierës pas vdekjes, që iu dha nga regjisori Kujtim Gjonaj të birit të tij, Ilir Keko. Gjonaj u shpreh se ai “ishte mësuesi i sa e sa kineastëve". "Kush kthen konë pas dhe vlerëson punën e parardhësve nuk mund të kenë veçse sukses”, do të shtonte Ilir Keko. Çmimi i fotografisë iu dha Afrim Spahiut nga Kosova.

Best short documentary film (filmi i shkurtër më i mirë dokumentar) iu dha regjisorit italian, Simone Salvemini, i njohur për TIFF-in si një nga pjesëmarrësit dhe fituesit e parë. "Kam ardhur 10 vjet më parë në TIFF, e kam inaguruar dhe është emocion i madh të jem këtu. Nuk e di për çfarë motivi, por Shqipëria është ne zemrën time. Nuk e them për klishe, por jemi kushërinj". Salvemini ka kujtuar se "dhjetë vjet më parë Edi Rama ishte kryebashkiak, tani kryeministër; është rritur".

BEST FILM OF TIFF
SEVEN LUCKY GODS
Regjisor JAMIL DEHLAVI | UK

SPECIAL MENTION (FEATURE)
SUNRISE
Regjisor | Robert Budina | Albania

BEST CINEMATOGRAPHY (FEATURE)
LOVE BUILDING
Photography | Marius Iacob | Romania

Best director (FEATURE)
The daughter
Regjisor | ThanosAnastopoulos |Greece

BEST EDITING “LUC BARNIER” (FEATURE)
HUMUS by Frederic Labonde
Photography |Frederic Labonde | France

BEST SCREENPLAY (FEATURE)
The kids from the Port
Script | Alberto Morais, Ignacio Gutierrez- Solana | Spain

MEDIA AWARD
"Generator" - Nikoleta Leousi
"Demokracia" - Borja Cobeaga

BALCAN SHORT
Shift 12 - 48 directed by Fatih Özdemir.

BEST FIRST SHORT FILM “RON HOLLOWAY”
Worthless
Director | Nart Zeqiraj | Kosova

SPECIAL MENTION
A political story | By Lander Camarero

SHORT CATEGORY

Albanian Short Award
UNE, DETI DHE…
Regjizor | LULZIM SULA | ALBANIA

SPECIAL MENTION
SHKURTA
Regjizore | Arzana Kraja | KOSOVA

BEST ANIMATION Short
Women’s letter
Director | Augusto Zanovello | France

BEST DOCUMENTARY Short
The executioner’s tear
Director | Layth Abdulamir | France

SPECIAL MENTION
THE LANDING
Regjisor | SIMONE SALVEMINI | ITALY

BEST EXPERIMENTAL Short
Tamburine Buttocks
Director | Carlo Sampietro | Brasil

BEST Short FICTION
Damn Girl
Director | Pelle Folmer | Denmark

SPECIAL MENTION
A political story
By Lander Camarero

Redaksia Online
(mag/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit