Në ndeshjen me ekipin e Lacios, tifozët e Interit kanë gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar kundër vendimeve të klubit dhe presidentit Morati duke I drejtuar 12 pyetje që akoma nuk kanë marrë një përgjigje prej vitesh.

1. Pse i gjithë stadiumi ka duartrokitur parullat e fundit të ultrasve kundër klubit?

2. Përse janë vënë në diskutim të njëjtët doktorë me të cilët fituam tre trofetë?

3. Përse procesi i vjetërsimit të skuadrës përfshin shitjen e të rinjve që janë në skuadër apo që vijnë nga sektori i të rinjve?

4. Çfarë kuptimit ka të shesësh gjithmonë lirë lojtarët tanë?

5. 2010-2013. Nga maja e botës është përfunduar te situata aktuale, a mendon se faji duhet t’i shpërndahet të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve në këtë periudhë?

6. Si ka mundësi që klubi ka qenë gjithmonë pasiv ndaj çdo sulmi mediatik?

7. A nuk do të ishte e përshtatshme të ekzistonte në bordin drejtues një njeri të menaxhojë të gjitha situatat e klubit dhe të dalë në mbrojtje të klubit?

8. Përse nuk është shpjeguar asnjëherë arsyeja reale e largimit të Orialit nga drejtimi?

9. Përse thuhet se Interi është një familje kur realiteti është krejtësisht ndryshe?

10. Si mund të lejohet që fanella e dytë e Interit të jetë e kuqe nëse je interist?

11. Thuhej se ëndrra juaj ishte Liga e Kampioneve, tani thuhet se dëshira tjetër është stadiumi i ri, po Interi?

12. Përse kush largohet nga Interi flet gjithmonë mirë për ju, por keq për Interin?