Një grup tifozësh të flamurtarit kane protestuar para stadiumit me të njëjtin emër për shkak se skuadra e tyre e zemrës sa vjen dhe po e turpëron qytetin e Vlorës, sipas tyre, ata nuk duhet të kenë nderin të luajnë për këtë skuadër pasi kohët e fundit nuk kanë dhuruar gjë tjetër veçse zhgënjim për tifozerinë vlonjate.

Tifozët kërkojnë nga trajneri Hulian Rubio që të mare masa urgjente sa më shpejt për këtë skuadër e cila duhet të nderojë qytetin e Vlorës me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Pas 12 javësh kampionat ekipi i Flamurtarit renditet në vendin e 8-të me 16 pikë të grumbulluara. Flamurtari ka arritur që të fitojë katër ndeshje, të humbasë dhe barazojë po kaq ndeshje, një bilanc mjaft negativ për objektivat këtë edicion.

Kujtojmë që para pak ditësh, pas humbjes me Skënderbeun, presidenti Shpëtim Gjika dha dorëheqjen nga drejtimi i ekipit. Protestuesit theksojnë që do të vazhdojnë protestën e tyre, raportoi Armand Xhelili nga Vlora.


dylber balla. shqiptarja.com