Laçi ka qenë shumë afër fitores surprizë përballë ekipit kampion të vendit, por eksperienca nuk e ka lënë në baltë Skënderbeun duke dalë me një pikë nga sfida e mbyllur në barazim 2-2.
Ndeshja ka qenë mjaft e fortë mes dy ekipeve, ku përpara ka kaluar në avantazh Laçi me Brkic në minutën e 33, me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë.
Në të dytën, Skënderbeu barazon me Pejic me një gjuajtje të bukur me kokë duke lënë të shtangur portierin bardhezi. Por, të besuarit e Nicës nuk pajtohen me rezultatin duke shënuar sërish me Nimanin 5 minuta nga fundi.
Atëherë kur të gjithë po mendon se ndeshja po mbyllej me fitoren e vendasve, është përsëri Pejic në 90+3' që barazon duke realizuar dopietë personale.
Në fund të ndeshjes ka ndodhur një incident aspak i hijshëm, pasi tifozët e ekipit të Laçit kanë sulmuar me sende të forta duke thyer xhamat e autobusit të Skënderbeut.
Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi sipas futbollistëve të Skënderbeut, pjesë e dhunës ka qenë edhe shoferi korçar. Pas ngjarjes ka ndërhyrë policia duke nisur hetimet për të zbardhur autorët.
Ndërsa Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 me Bylisin duke lënë dy pikë shumë të çmuara në fushën e vet.
Ndeshja ka qenë me plot raste, por golat kanë munguar duke i dhënë mundësi ballshiotëve që të marrin një pikë të vlefshme në rrugën për mbijetesë. Pas javës së 18, Skënderbeu kryeson me 37 pikë, i ndjekur nga Teuta me 28, më pas Laci, Partizani dhe Kukësi me nga 27.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com