Në harkun e pak ditëve tifozët e ekipit të Tiranës kanë protestuar masivisht përpara godinës së bashkisë për gjendjen në të cilën kanë përfunduar 24 herë kampionët e vendit.

Sot, mbi 130 tifozë të grupuar në shoqatën e tyre ‘Fanatics’ i kanë bërë thirrje kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha që të ndërhyjë urgjentisht për të zhbllokuar krizën që ka përfshirë ekipin për t’i dhënë zgjidhje sa më shpejt.

Tifozët i kanë dhënë afat kryetarit të Bashkisë së Tiranës 4 ditë që të zgjidhë krizën në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare që të ri ngrejë klubin nga kriza. Në deklaratën e tyre ‘Fanatics’ kërkojnë që klubi i futbollit të Tiranës të privatizohet duke nxjerrë aksionet të gjitha në shitje dhe futbollistët të paguhen sa më shpejt.

Disa nga pankartat që tifozët mbanin para Bashkisë së Tiranës ishin “Mos u tallni me Tironën”, ‘Ku janë premtimet që keni dhënë”. Bashkia e Tiranës ende nuk ka reaguar për situatën në të cilën ka përfunduar klubi i futbollit, teksa më parë kishte premtuar parajsën.

d.b/shqiptarja.com