Tifozët, FSHF gjobit Skënderbeun,
Tiranën, Partizanin e Flamurtarin

Tifozët, FSHF gjobit Skënderbeun,<br />Tiranën, Partizanin e Flamurtarin
Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e mbledhjes së fundit duke gjobitur ekipet për sjelljen e tifozëve.
 
Ekipet e gjobitura janë; Skënderbeu, Flamurtari, Tirana, Partizani, Laçi dhe disa të tjera.
 
Vendimet e plota
1. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër FC “Flamurtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

2. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

3. KF “Tomorri”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Bylis”, në bazë të nenin 65/2 të KDS, dënohet me anullimin e rezultatit të ndeshjes dhe me humbjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 në ndeshjen me KF “Bylis”.

4. FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Lushnja”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë..

5. KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Turbina” , në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

6. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Iliria”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50 %.

7. KF “Laci”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Luftëtari”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

8. KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve ne ndeshjen kundër KF “Kukësi”, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool