Tifozët kundër trajnerit të Romës,
por drejtuesit i japin votëbesimin

Tifozët kundër trajnerit të Romës,<br />por drejtuesit i japin votëbesimin
Drejtuesit e skuadrës së futbollit italian, Roma kanë votëbesuar trajnerin Luis Enrique pavarësisht polemikave në stadiumin Olimpico, pas barazimit 2-2 mes Romës dhe Napolit. Drejtori i përgjithshëm i verdhekuqve, Franco Baldini e ka mbrojtur "me shpatë në dorë" teknikun spanjoll.

"Luis Enrique është trajneri ynë dhe ai meriton që të jetë në drejtimin e kësaj skuadre të paktën edhe për një vit. Ai do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij. Ai e hodhi në fushë skuadrën pas qetësisë së pakët që ka qenë këto ditë në kampin tonë dhe ne e mbrojmë se ai e meriton" tha Baldini për Sky.

Në lidhje me ndeshjen, drejtori Baldini tha: "Skuadra në pjesën e parë ka demonstruar se problemi nuk është tek trajneri. Kjo ishte pjesa e parë më e bukur këtë sezon. Por pati presion, dhe ekipi pati frikë të fitonte" tha Baldini.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Autoritetet i vendosin sërish ‘kyçin’ plazhit më të bukur në Greqi

Autoritetet i vendosin sërish ‘kyçin’ plazhit më të bukur në Greqi