Tifozët Kuq e Zi letër shqiptarëve të
Zvicrës: Mos luani kundër Shqipërisë

Në prag të ndeshjes me Zvicrën grupimi i Tifozave Kuq e Zi e nxeh akoma më shumë atmosferën përmes një letre drejtuar futbollistëve me origjinë shqiptare që luajnë me ekipin ‘helvet’.

Kështu Tifozat Kuq e Zi i janë drejtuar me një letër Shaqirit, Xhakës, Behramit, Xhemajlit, Mehmedit, Kasamit që të mos pranojnë që të zbresin në fushë në ndeshjen e ditës së premte që Shqipëria do të luajë me Zvicrën për të respektuar origjinën e tyre. 

“Mendojmë se në këtë mënyrë do t’jeni korrekt edhe me ngjyrat që prezantoni, pasi ata do t’ju kuptojnë. Nëse veproni ndryshe dhe nuk jeni në ditën tuaj më të mirë, atëherë ata (zviceranët) do t’ju quajnë ‘tradhtarë’. Mirëpo, nëse eventualisht shënoni gol, atëherë bashkë kombasit e tuaj (Ne) të anës tjetër do t’ju quajmë po me të njëjtin emër. Prandaj më e mira e mundshme do të ishte që të mos luani” përfundon letra.

Letra e plotë

“Në prag të ndeshjes së parafundit eliminatore , Shqipëri – Zvicër që luhet me 11 tetor 2013 në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, I’u drejtohet futbollistëve me origjinë shqiptare që lujanë në përfaqësuesen helvete.

Futbollistëve: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami
Jo rrallëherë për t’iu kundërvënë kritikave të shumta pse ju keni zgjedhur për të përfaqësuar një vend tjetër e jo vendin e origjinës ju i jeni përgjigjur se e doni shumë Shqipërinë, se ndiheni shqiptarë, ashtu sikurse ndihen shumë familje shqiptare që emigruan për një mirëqenie më të mirë në vende të tjera.
 
Meqenëse keni rrënjë shqiptare dhe nuk ndiheni rehat të luani kundër Kombit të rrenjeve tuaja (ashtu siç edhe deklaroni nëpër media ), ju kërkojmë që të mos luani në ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë.

Mendojmë se në këtë mënyrë do të jeni korrekt edhe me ngjyrat që i prezentoni, pasi ata do t’ju kuptojnë. Nëse veproni ndryshe dhe nuk jeni në ditën tjuaj më të mirë, atëherë ata (zviceranët) do t’ju quajnë ‘tradhtarë’

Mirëpo, nëse eventualisht shënoni gol, atëherë bashkëkombasit tuaj (Ne) të anës tjetër do t’ju quajmë po me të njëjtin emër.
Besojmë shumë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.

Ju kujtojmë se në një rast të tillë ish-lojtari i Kombëtares polake të basketbollit Dardan Berisha nuk u paraqit fare në ndeshjet eliminatore që Polonia zhvilloi kundër Shqipërisë, sepse sipas tij “ Nuk mund të luante kundër vendit të tij” përfundon letra e tifozëve.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën