Tifozat Kuqezi nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale kanë treguar edhe njëherë tjetër rrugën si mund të krijohet Liga Mbarëkombëtare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Grupi i tifozëve është një ndër më kritikët e FSHF dhe qeverisë për mënyrën se si nuk po zgjidhet ky problem dhe madje po politizohet për qëllime elektorale.

Sipas tyre përvec Kosovës në Ligë duhet të përfshihen edhe ekipe nga trojet e tjera shqiptare.

“Nuk është hera e parë që iu drejtohemi. Politika, qeveritë dhe federatat janë informuar prej kohësh si realizohet kjo pa i marrë leje askujt”.

Majde, grupimi nuk heziton të japë edhe vetë një zgjidhje, konkretisht, Fifa nuk lejon vende dhe klube jo-anëtare të luajnë me vende dhe klube anëtare.

 “Mjafton që klubet e Kosovës të regjistrohen në Republikën e Shqipërisë.

Klubi Prishtina ka kërkuar prej kohësh tek kryeministri, ministri dhe federatat, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Klubi Prishtina duhet të regjistrohet në Kategorinë e tretë në Shqipëri dhe këtu nis bashkimi” përfundon deklarata e tifozëve kuqezi.




Dylber Balla