Tifozët Kuq e Zi i janë drejtuar me një letër federatave sportive të Shqipërisë dhe Kosovës, me të cilën kërkojnë që sportistët nga trevat shqiptare të mos trajtohen si të huaj, por si sportistë vendas.
"Të nderuar zyrtarë të Federatave sportive në Shqipëri e Kosovë, po marrim mundin të ju shkruajmë për një çështje jetike që lidhet me sportin shqiptar dhe cilësinë e tij.
Ne, Tifozat Kuq e Zi, shqiptarë të mbledhur nga të gjitha trevat shqiptare ku jetojnë sot shqiptarët e ndarë, dhe nga të 4 anët e botës ku jetojmë në mërgim, ju shkruajmë këtë letër:
Kërkojmë nga ju që t'i bëni detyrat e shtëpisë në përputhje me interesat kombëtare. Konkretisht, në ligat përkatëse lojtarët shqiptarë nga Kosova të konsiderohen si lojtarë vendor, e jo lojtarë të huaj, dhe anasjelltas, lojtarët nga Shqipëria mos të konsiderohen në Kosovës si lojtarë të huaj.
Për t’ju paraprirë deklaratave që mund të dalin “se nuk e lejon organizmat ndërkombëtar”, po ju japim vetëm një precedent:
Federata greke e futbollit (EPO), në vitin 2009 ka vendosur që futbollistët shqiptarë të luajnë si komunitarë, ndërsa Federatat shqiptare në Shqipëri e Kosovë sillen si “të huaj” mes vete.
Ky turp nuk duhet të vazhdoj më, që për fajin e burokratëve të këtyre institucioneve të pësojnë lojtarët.
Andaj, kërkojmë fuqimisht nga ju që ta bëni këtë ndryshim në kohën sa më të afër të mundshme në mënyrë që edicioni i ardhshëm lojtarët shqiptarë të njihen si lojtarë vendorë, pa marrë parasysh prej cilës trevë vijnë.
Kjo nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga liga e përbashkët, por kjo le të shërbejë për periudhën derisa nuk është krijuar diçka e tillë.
Mjaft me broçkulla dhe demagogji - nese nuk i ndihmojme vetes, askush s'do të na ndihmoj!
O sa mirë me qenë shqiptar!
Tifozat Kuq e Zi
Dylber Balla
/Shqiptarja.com