Tifozët Kuqezi thirrje FSHF: Nëse
pranohen kushtet e Serbisë, bojkot

Tifozët Kuqezi thirrje FSHF: Nëse<br />pranohen kushtet e Serbisë, bojkot
Kushti i vendosur nga Federata Serbe e Futbollit për shitjen e biletave vetëm të shqiptarëve që disponojnë pasaportën dhe ajo atyre nga trevat shqiptare ka sjellë reagimin e menjëhershëm të tifozëve kuqezi, por jo vetëm duke i bërë thirrje FSHF që të refuzojë kushtet, pasi në të kundërt do të bojkotojnë pjesëmarrjen në Beograd.
 
“Pas përpjekjeve të shumta të Federatës serbe të futbollit për shmangien e udhëtimit të tifozëve shqiptarë në Beograd, erdhi edhe një kusht që përveçse është absurd, tall tifozerinë dhe federatën shqiptare të futbollit.
 
Kushti i vënë nga autoritetet serbe për shitjen e biletave vetëm dhe ekskluzivisht për personat që janë të pajisur me pasaportë shqiptare është përçarës, fyes dhe i papranueshëm për ne.
 
Qëndrimi jonë i përbashkët është që Federata Shqiptare e Futbollit të mos pranoj kushtet e federatës serbe që bëjnë diskriminimin e tifozëve shqiptarë në bazë të nënshtetësisë, përndryshe vet FSHF-ja po vihet me ose pa qëllim në krah të këtyre kushteve raciste.
Andaj, i bëjmë me dije FSHF-së se në Beograd tifozët shqiptarë nuk ndahen, ne do të udhëtojmë ose të gjithë bashkë, ose asnjë!
 
Për fund, ju bëjmë me dije se organizimi jonë për ndeshjen e 14 tetorit veçse është në pikun e tij dhe se nuk do të ndalemi së kërkuari të drejtën e pamohueshme që të jemi në krah të Kombëtares tonë” thuhet në deklaratën e TKZ.

Pas kërkesës së Serbisë duket se FSHF do të pranojë duke u vendosur në dispozicion 1300 biletat vetëm tifozëve që kanë një pasaportë shqiptare. Shqipëria do të luajë përballë Serbisë më date 14 Tetor në Beograd ndeshjen e 4 në grup të vlefshme për Euro 2016.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)