Tifozët-lojtarëve të Tiranës: Do
stërviteni kur të vdesim ne/VIDEO

Tifozët-lojtarëve të Tiranës: Do<br />stërviteni kur të vdesim ne/VIDEO
Ultrasit bardh e blu u përplasën sot me lojtarët e Tiranës, për vendimin e ka marrë nga ekipi i cili lejon skuadrën e Partizanit të zhvillojë ndeshjet në "Selman Stërmasi". 

Stërvitja e ekipit të Tiranës sot është shoqëruar edhe me një incident me tifozët, ku nuk munguan as konfrontimet fizike. 

Shqiptarja.com ka zbardhur debatin e tifozëve të Tiranës me lojtarët. Kreu i tifo grupit i pyet të gjithë lojtarët e Tiranës nëse duan apo jo që Partizani t'i zhvillojë ndeshjet në stadiumin "Selman Stërmasi".
 
Ndërsa përgjigja e lojtarëve ka qenë se kjo nuk varet nga ata, por drejtuesit e ekipit dhe të stadiumit.  
 
Kjo nuk është pranuar nga tifo grupi të cilët kanë insistuar që lojtarët të mbajnë një qëndrim të prerë refuzues, ndërsa e etiketojnë ekipin e Partizanit si "morri i kuq".
 
Në fund, tifozët i kanë kërcënuar futbollistët e Tiranës se nuk do stërviten më në stadiumin "Selman Stërmasi", nëse skuadra e Partizanit do shkelë në "Selman Stërmasi". 

"Tani vëlla, ne kemi vendosur, pa iu mërzitur fare ju...ju do futeni brenda dhe nuk do bëni më stërvitje këtu sa të jemi ne. Kur të vdesim ne ju mund ta bëni stërvitjen. Dhe ju që na doni aq shumë ne, na duartrokisni sikur i doni shumë çunat, do futeni brenda tani e s'do dilni më", ishte paralajmërimi i ultrasve bardh e blu. 
 
Debati në fushë mes lojtarëve dhe ekipit:
 

Kreu i grupit të tifozëve: Ti mos më qesh fare mua, fare (i afrohet njërit prej lojtarëve të Tiranës).
 
Ndërhyjnë tifozët e tjerë: Lere, lere...
 
Tifozi: Se jeni mësuar kështu ju, sikur jemi "vari teneqen" ne. Ta dini që ne jemi emblema këtu.
 
Tifozi: E dyta, klubi jonë ka histori dhe historinë nuk e përbaltim dot as ne dhe as ju. Edhe sikur politika të futet, të kuq apo të bardhë. Në stadiumin tonë nuk luan kush. Do marrim të gjithë këtu mendimin tuaj dhe të atyre qenëve që kanë marrë vendimin. Ju do jepni mendimin tuaj a duhet të lozin ata morra në stadiumin tonë apo jo. Dhe në fund pastaj do e marrim ne vendimin si tifozë të Tiranës, a futemi brenda, a na vrasin, a na presin, është puna jonë, i kemi dalë për zot kësaj gjëje.
 
Tifozi-Gilman Likës: Ti Gilman a pranon që ata të lozin këtu?
 
- (Përgjigjia e Gliman Likës nuk dëgjohet, por reagimi i tifozit lë të kuptohet se ka qenë "Po")
 
- (Tifozi pyet me radhë të gjithë lojtarët e Tiranës)
 
Tifozi:
Jeni të gjithë të frikësuar!
 
Tifozi tjetër: T'u flasim si burrat tani...
 
Tifozi: Tani vëlla, ne kemi vendosur, pa iu mërzitur fare ju...ju do futeni brenda dhe nuk do bëni më stërvitje këtu sa të jemi ne. Kur të vdesim ne ju mund ta bëni stërvitjen. Dhe ju që na doni aq shumë ne, na duartrokisni sikur i doni shumë çunat, do futeni brenda tani e s'do dilni më.
 
Tifozi tjetër: Ta them një llaf edhe unë? Më vjen keq për disa nga çunat këtu që e duan fanellën e Tironës, mos rrini në presion, tregojeni veten që jeni të zotë.
 
Tifozi: Nuk do stërviteni më. Kaq! 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos