Tifozat Kuq e Zi, grupimi ultras i Kombëtares i doli kundër Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me bashkorganizimin zyrtar tanimë, të Euro 2027 për moshat U-21 me Serbinë dhe pas saj FSHF u ‘hakmorr’ duke i lënë pa bileta të dedikuara për ndeshjet e kuqezinjve.
Tanimë mes TKZ dhe FSHF ka një ‘luftë’ të hapur dhe TKZ ‘i zunë derën’ Federatës me një protestë. Veç saj edhe në ndeshjen kundër Andorrës, fituar 3-0 nga tanët, TKZ nuk e kurseu me fyerje personale edhe kreun e futbollit në Shqipëri, Armand Dukën.
Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në kanalet e komunikimit dhe kanë publikuar pamje nga protesta para FSHF-së.
Ata vendosën një pankartë me mbishkrimin: “Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë”. Ky ishte mesazhi kundër Evropianit të përbashkët Shqipëri - Serbi.
“Mjaft më me pazaret e errëta! Ju nuk përfaqësoni zërin e tifozëve, por interesat personale. Duam futboll të pastër, jo modern, duam transparencë. ‘Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë’. Ju nuk jeni mbi flamurin, popullin dhe mbi ne. Zëri ynë nuk do të ‘shterojë’ kurrë kundrejt padrejtësive… Shqipëria kurrë nuk shitet!”, shkruan TKZ.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Prill, 20:48
Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?
-
Normale
12.4%
-
Para të dyshimta
83.9%
-
Jam i/e dyzuar
3.7%
Vota total: 1303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Politika kthen sytë nga votuesit për herë të parë, dy maturantët: Kandidatët tallen me popullin, s'e marrin seriozisht fushatën
29 Prill, 15:34
-
Sherr pranë zyrës së PSD në Tiranë, thuhen xhamat! Babë e bir në kërkim, gjenden 2 fishekë të paplasur në rrugë! Partia e Doshit: S’ka lidhje me ne
29 Prill, 14:35
-
Nisja e punimeve për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në Astir, Veliaj: Një lajm i shkëlqyer, por edhe premtim i mbajtur
29 Prill, 14:17
-
VIDEO/ Arrestohet hajduti serial në Tiranë, ishte me precedentë penal
29 Prill, 14:12
-
Lidhjet me grupet ‘Çopja’ dhe ‘Çela’/ Pajtime Fetahu kërkoi lirimin si e sëmurë, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit
29 Prill, 13:15
-
Tiranë/ Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në rrugën e Kavajës, nis hetimi për 4 spanjolle
29 Prill, 13:13
-
VIDEO/ Egnatia - Partizani dhe Vllaznia - Dinamo, mësohen çiftet gjysmëfinale në 'Final 4' e Superligës
29 Prill, 12:08
-
Raporti për të drejtat e njeriut/ Amnesty International liston ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës
29 Prill, 11:34
-
Pogradeci sfidon KF Tiranën për një vend në Superligë
29 Prill, 10:26
-
FSHF s'u beson gjyqtarëve nga Shqipëria për 'Final 4', dy arbitra nga Evropa 'në garë' për të drejtuar finalen e Superligës
29 Prill, 10:18
-
Tabaku takohet me qytetarët në Tiranë: 11 maji është një mundësi reale për ndryshim
29 Prill, 10:13
-
Tiranë/ Po kalonte trafikndarësen, këmbësori përplaset për vdekje nga makina
29 Prill, 08:29