Tifozët bëjnë festë pas fitores me Teutën, trajneri i Vllaznisë: Ishim më të mirët në fushë

Një atmosferë e jashtëzakonshme është krijuar përreth klubit të Vllaznisë, që 2021 e ka nisur ashtu si vitin e kaluar. Kuqeblutë e vendit të parë, për llogari të javës së 13, kanë mposhtur 1-0 Teutën, një kundërshtar që deri më sot nuk kishte asnjë humbje. Golin vendimtar të sfidës e realizoi Ardit Hoxhaj, i cili më pas u ndëshkua dhe me karton të kuq.

Ardit Hoxhaj, futbollist i Vllaznisë: “Më vjen mirë që u tregova protagonist me golin. Dua të falenderoj të gjithë çunat e ekipit që për 25 minuta u është dashur të vrapojnë shumë fare për të mbrojtur rezultatin.”

Ndërkohë dy trajnerët, Thomas Brdaric i Vllaznisë dhe Edi Martini i Teutës, janë shprehur:

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë: “E kemi dit që para vitit të ri që ka me qenë e vështirë kjo ndeshje, por ia arritëm. Që në minutën e 10 e deri në sekondën e fundit Vllaznia ka qenë ekipi më i mirë.”

Edi Martini, trajner i Teutës: “Çdo ndeshje na kushton. Çdo sfidë që zhvillohet dhe nuk merr pikë kushton. Diferenca është e madhe 9 pikë, por ka kaq shumë ndeshje para sa që ne do jemi sërish aty për t’i arritur.”

Në fund sponsori i klubit të Vllaznisë Alban Xhaferri u shpreh i lumtur për rezultatin, ndërsa zbuloi edhe planin për merkaton.

Alban Xhaferri, Sponsori i Vllaznisë: “Na bëhet shumë qefi që kemi krijuar një distancë prej 9 pikësh e cila është për t’u vlerësuar, por duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe duhet të shohim para për të plotësuar objektivat që kemi caktuar. Jemi në vlerësim për 2-3 lojtarë që mund të vijnë te Vllaznia pasi ka patur edhe disa largime siç janë bërë tashmë të ditura. Po punon grupi teknik për të plotësuar pozicionet, por pa prishur harmoninë që grupi aktual ka krijuar.”

Pas 13 ndeshjesh në Superligë Vllaznia renditet në vendin e parë me 29 pikë, 9 më shumë se Teuta e vendit të dytë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja