Tifozët: Bojkot kombëtares, me
Izraelin ishim viktimë e terrorit

Tifozët: Bojkot kombëtares, me<br />Izraelin ishim viktimë e terrorit
Grupimi më i madh i mbështetësve të kombëtares shqiptare të futbollit, ‘Tifozat Kuqezi’ përmes një deklarate njoftojnë se kanë vendosur që të bojkotojnë ndeshjet brenda për shkak të trajtimit që u është bërë dhe që sipas tyre kulmoi me Izraelin, ndërsa do të jenë në krah të kuqezinjve vetëm në ndeshjet jashtë vendit.
 
Ata shprehen se ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit.
 
Sipas tyre përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruajë terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit ne ndeshjen me Izraelin ne Elbasan.
 
Tifozat Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin.
 
Kombëtaren do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë
” deklarojnë tifozët.
 
Në fund grupimi e mbyll deklaratën duke ironizuar policinë për masat në ndeshjen e fundit “ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë”.
 
Stadiumi ishte thuajse bosh në ndeshjen me Izraelin, ndërsa tifozët u kontrolluan në mënyrë të imtësishme, ndërsa një pjesë nga Kosova dhe Maqedonia nuk u lejuan të ishin të pranishëm për arsye sigurie, për shkak të informacioneve për sulme terroriste.
 
 
Deklarata e plotë e grupit ‘Tifozat Kuqezi’
 
Të nderuar tifozë,
 
Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.
 
Për arsyen e lartcekur, Tifozat Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtarën do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.
 
Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë.
 
Për veprimet dhe format e organizimeve tona të radhës, do të ju njoftojmë me kohë.
 
Me sinqeritet,
 
Tifozat Kuq e Zi




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve